“Unë nuk kisha asnjë lojë”/Shkrimi prekës i nxënësit, ja reagimi i mësueses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjerimi dhe turpi ynë!

Kështu shkruan gazetarja e njohur Beti Njuma në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj në “Facebook” detyrën e një nxënësi të klasës fillore.

Nxënësi i cili nuk duket të  jetë më shumë se në klasë të dytë ka zhvilluar një detyrë në klasë e cila më pas është korigjuar nga mësuesja e tij.

Ky nxënës duhej ti përgjigjej vetëm 2 pyetjeve dhe ti zhvillonte sipas dëshirës , por ajo që bie në sy janë përgjigjet e këtij të fundit.

Ku i kalove pushimet verore? 

Nxënësi: Unë pushimet verore i kalova në shtëpi.

Cilat ishin lojërat më të bukura për ty? 

Unë nuk kisha asnjë lojë.

Këto ishin përgjigjet e sinqerta të një fëmije i cili sapo ka filluar vitin e ri shkollor, por edhe pse u mbyll një sezon i gjatë veror përgjigjet se nuk ka bërë pushime dhe më e trishta që nuk ka asnjë lojë të preferuar.

Ndoshta prindërit e tij nuk kanë mundësi ekonomike për ti blerë lodra apo për ta çuar me pushime, por ky fëmijë duket të mos ketë as imagjinatën për krijuar lojëra.

Përgjigjet e tij janë shumë boshe dhe të ftohta, por mesa duket kjo gjë nuk e ka shqetësuar mësuesen.

Pasi i ka korigjuar detyrën e vetmja vërejtje që ajo ka patur është që nxënësi të qëndronte brenda vijave të fletores.

A nuk duhej të shqetësohej për këtë fëmijë që nuk ka fëmijëri?

Përveç se nuk ka lodra duket se as nuk mund ti krijojë ato me imagjinatën e një fëmije. /Ra.My.Fjala.al/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=981296945616480&id=263953294017519

 

Të fundit

“Ndoshta një ditë…” Presidenti i ardhshëm i SHBA do jetë i biri i Donald Trump?

Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan, nuk e përjashton një kandidim për Shtëpinë e Bardhë në...

Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri “Die, My Love”, por këtë...

Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin...

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Lajme të tjera

Web TV