Vëzhgim/ Golemi, turizmi që po i jep frymëmarrje qytezës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Po të pyesësh pushuesit, jo nga ata që vijnë prej Prishtine, por nga ata të Tiranës, askush nuk është në gjendje të të kthejë një përgjigje të saktë se ku ndodhet qendra e Golemit, plazhin homonim të së cilës frekuentojnë.

Fshati i përket një njësie administrative që për së shumti njihet për shkak të vijës bregdetare, e cila frekuentohet nga një numër i madh pushuesish gjatë sezonit veror. Por pakkush merr mundimin të shkojë atje ku me të vertetë është qendra e komunës.

 

Madje, po të pyesësh aty-këtu pushues, jo nga ata që vijnë prej Prishtine, por nga ata të Tiranës, askush nuk është në gjendje të të kthejë përgjigje të saktë se ku ndodhet qendra e Golemit, plazhi i së cilës mban të njëjtin emër. Pa dyshim, pushuesit njohin mirë restorant “Golemin” fjala vjen, apo supermarket “Golemin” por jo qendrën e kumunës, e cila është pak minuta larg plazhit e që mban po të njëjtin emër, Golem.

Nëse në rrugën dytësore që të lidh me vijën bregdetare të mbushur me hotele, e cila ndahet me Durrësin te shkëmbi i Kavajës, për të vazhduar deri te mbikalimi pranë Qerretit, te rrethrrotullimi i Golemit do të të duhet të marrësh nënkalimin poshtë autostradës dhe ke mbërritur në rrethinat e komunës, sapo de dalë nga ky nënkalim.

E nëse do të ngjitesh rrugës sipër, do të vësh re që e gjithë zona është e mbushur me ndërtime të reja, pallate të larta ku në katet e para të tyre ka plot kafene e restorante të arreduara me shije, si dhe një sërë shërbimesh të tjera ku, pa dyshim, nuk mungojnë as farmacitë dhe as shërbimet funerale. Pra, një qendër administrative tashmë.

Vendasit janë mësuar që turistët frekuentojnë plazhin poshtë, si kalon dhe autostradën, ndaj fytyrat e reja që kalojnë nëpër rrugët e Golemit i shohin me shumë vëmendje. Me sa duket, rrallë qëllon që dikush që ka shkuar për pushime në Golem&Co, të marrë të përpjetën e qytezës e të pijë një kafe si është munduar ca të ngjisë një të përpjetë jo të lehtë, kur ambientet e panumërta të vijës bregrdetare ta ofrojnë këtë mundësi, madje me shumë komoditet, deri disa metra brenda në det.

Zyrtarisht, njësia administrative Golem njihet si një fshat dhe një ish-komunë në qarkun e Tiranës. Me reformën administrative territoriale të vitit 2015, ajo u bë një nënndarje e Bashkisë Kavajë. Njësia administrative Golem ka në përbërje këto fshatra: Golem, Kryemëdhej, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qerret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpën i Ri.

Në Golemin e vitit 2020, veç godinave të vjetra, tipike nga ato të viteve të komunizmit, disa ndërtesa të tjera bien fort në sy, pasi, ose janë të reja, ose janë rikonstruktuar kohët e fundit, gjë që e kanë sjellë stilin e vjetër më afër në kohë. Kështu, është shkolla profesionale “Charles Telford Erikson” e cila në pllakatin e saj në hyrje shkruan se ajo është themeluar në shtator të vitit 1925.

Lexo edhe :  Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët

Në fakt, ajo është një shkollë me profil bujqësor dhe bashkë me Shkollën Teknike “Harry Fultz”, ishte ndër investimet e para amerikane në Shqipëri. Dikur, deri në vitin 1939, quhej Instituti Shqiptaro-Amerikan. Më pas Teknikumi Bujqësor “Ylli i Kuq”. Në vitin 2012 mori emrin shkolla profesionale “Charles Telford Erikson”.

Shkolla 9-vjeçare e komunës, gjithashtu, është rikonstruktuar krejtësisht. Një objekt tjetër që bie në sy është edhe një xhami, gjithashtu ndërtim i kohëve të fundit, dhe pak më tutje një ndërtesë sociale multifunksionale “Vakëf”, është ende në proces ndërtimi.

Në Golem përveç stacionit të policisë ekziston dhe një ndërtesë e vjetër brenda së cilës funksionon si institucion “Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik”. E, megjithatë, ajo që të binte më shumë në sy ishin parukeritë, ku përveç prerjes së flokëve kishte oferta dhe për manikur-pedikyr. Kishte dhe dyqane të telefonisë celulare, por mungonin sportelet e bankave. Ndoshta ky shërbim merrte vlerë vetëm në Kavajë.

Kryemëdhej, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qerret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpën i Ri.

Së fundi Golemi i është nënështruar një rikonstruksioni total të rrugëve, një projekt i Bashkisë së Kavajës, ku në tabelën ekspozuese bëhet e ditur se është investitim nga “Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me vlerë 114194040 lekë, e ku objekti është “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e konektivitetit dhe rikualifikimin urban”.

Në këtë fillim vjeshte duket se afatit të punimeve të përcaktuara për 7 muaj, i ka ardhur fundi, pasi dhe pjesa më e madhe e këtyre punimeve duket se ishin kryer duke i dhënë një pamje më moderne të gjithë zonës. Megjithatë, kudo mund të shohësh makinat e rënda të transportit, ato asfaltuese, betonierat, si dhe punëtorë që vendosnin pllakat e trotuareve.

Referuar dokumentave zyrtare, thuhet se përmes aktit normativ 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, është parashikuar një dokument i ri planifikimi, i cili hartohet për një zonë të veçantë, të shpallur me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, si Zonë e Re për Zhvillim, që në rastin konkret ndodhet në njësinë administrative të Golemit. Qëllimi është të projektohen objekte që të mundësojnë jo vetëm akomodim me standarde të larta, por edhe përfshirjen në to të shërbimeve dhe krijimin i kushteve për rekreacion, çlodhje, argëtim, pranë komunitetit të ri në Zonën 1.

Thënë shkurt, Golemi ka përfituar këtë fond pas tërmetit të nëntorit, që më së shumti tronditi Durrësin dhe zonat më të afërta rreth tij.

Gjithsesi, duket se Golemi vitet e fundit ka përjetuar zhvillim të shpejtë urban e gjithashtu edhe problemet e lidhura me të. Tanimë nuk mund të thuash se Golemi është një fshat, por një qytezë në lulëzim. Sipas censusit të vitit 2011, numri i popullsisë ishte 6994 banorë. Por të dhënat e fundit thonë se zona ka më shumë se 12 mijë banorë.

E, megjithatë, Golemi do të vazhdojë të njihet për plazhet përgjatë bregut, të cilat mbeten nga destinacionet kryesore për turizmin në Shqipëri, e ku zhvillojnë aktivitetin e tyre shumë resorte, hotele dhe restorante./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Shkolla “Ismail...

Ndahen Piqué dhe Clara Chía, zbulohet shkaku

Kur Gerard Piqué dhe Clara Chía dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, bota bëri një pauzë. Ishte e pamundur të mos...

Lajme të tjera

Web TV