Gjethja e dafinës, përse ajo bën mrekulli për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjethja e dafinës është bimë çudibërëse dhe është dëm të përdoret vetëm si shtesë e gjellëve. Ajo ngadalëson plakjen, qetëson, ndihmon në luftën kundër baktereve dhe i shëron rrugët e frymëmarrjes.

Ekspertët thonë që dafina është bimë shumë e fuqishme, e cila rinon, përmirëson humorin, pastron trupin, zgjidh problemin respirator, etj.

Ndihmon te nervozizmi dhe lodhja. Kombinimi i kimikaleve në fletën e dafinës vepron në mënyrë qetësuese në trup dhe në mendje.

Ndizni disa fletë të vogla në hapësirën në të cilën qëndroni dhe thitheni atë tym. Megjithatë, mos e bëni këtë para se të flini gjumë, sepse aroma e dafinës së djegur mund t’jua humbë gjumin.

Pastron mukozën nga mushkëritë Fleta e dafinës është stimulant i rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të mukozës nga mushkëritë.

Mënyra më e mirë është që t’i qitni fletët e njoma apo të thata në ujë të nxehtë dhe ta thithni avullin. Ndihmon edhe lyerja me vaj e gjoksit. Kjo shëron alergjinë dhe astmën.

Ndihmon personat me diabet. Hulumtimi ka treguar se konsumimi i tre gramëve dafinë në ditë zvogëlon nivelin e glukozës te njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2.

Është e mirë për metabolizëm. Qitni sa më shumë në ushqim ose bëni masazh barkut me vaj dafine pas racionit. Kjo do t’i krijojë tajitje të shpejtë dhe përpunim të ushqimit në lukth.

Puna e rregullt e zemrës. Bashkimi organik i gjetur në dafinë forcon muret e kapilarëve në zemër dhe ndihmon në eliminimin e kolesterinës së keqe nga trupi.

Shëron inflamacionin e nyjave. Nëse keni probleme me nyjat, me vaj dafine bëni masazh zonës së nyjave dhe shtoni sasinë e fletëve të dafinës të cilën e shtoni në ushqim.

Lexo edhe :  Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar 'Whipple' te spitali i Traumës

Është efikase edhe te infeksionet urinare. Përzieni pluhurin e dafinës me qumësht dhe pini këtë pije kur t’ju shfaqen këto probleme. Fjala është për recetën e vjetër për eliminimin e infeksioneve urinare.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV