Pandemia godet biznesin, hoteleria dhe turizmi në krizë, lulëzon vetëm ndërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Statistikat e INSTAT, nxjerrin në pah se agjencitë e udhëtimeve, bar-restorantet dhe hotelet kanë shënuar rënie me mbi 50 për qind të shitjeve në volum,  si edhe të punësimeve me mbi 30 për qind.

Ndërkohë, sekorët më rezistentë në muajt prill-qershor, ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, serviset e automjeteve  dhe shërbimet e telekomunikacionit e teknologjisë së informacionit.

Pjesa e parë e vitit shënoi një seri falimentimesh dhe pezullime aktivitetesh, të imponuara nga karantina e muajve mars-prill.

Pandemia e Covid-19 ka lënë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi.

Rënia e fuqisë blerëse, prodhimit vendas apo shkëmbimeve tregtare, u reflektuan në sektorët e shërbimeve dhe aktiviteteve tregtare.

Kriza që përfshiu ekonominë në periudhën e izolimit, u pasua edhe me skepticizimin e sipërmarrësve të biznesit të madh e të vogël, të cilët  janë shprehur në një sondazh të publikuar në muajin gusht, se rimëkëmbja nuk do të jetë aspak e lehtë.

Ndërkohë sektorit i prodhimit, i vetmi që ka shënuar rritje gjatë 3-mujorit të dytë ka qenë ndërtimi.

Ky aktivitet duket se e ka kapërcyer krizën edhe falë vendimmarrjes së qeverisë për të mos e ndalur punën me programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Madje ky sektor, gjeneroi edhe rritje të numrit të të punësuarve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria është një ndër vendet me rënien më të thellë ekonomike gjatë pandemisë.

Sektorët e tjerë si prodhimi industrial, si ai energjisë dhe përpunimi i mbetjeve shënuan rënie si në shitje dhe prodhim. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Shqetësime për shëndetin mendor të Britney Spears, shfaqet duke kërcyer me një kukull

Britney Spears u pa në Meksikë duke zbritur nga makina me një burrë nga ekipi i saj, i cili mbante në dorë një...

Autopsia nxjerr detajet, Ilaria Sula është goditur me forcë në kokë dhe trup

Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të...

Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri...

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Lajme të tjera

Web TV