“President frikacak dhe i paaftë”, mediat ruse akuza ndaj Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media ruse Regnum e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç frikacak dhe të paaftë që po shkatërron marrëdhënien me Rusinë.

Akuzat e kësaj media vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në artikull shkruhet se qëllimi i kësaj marrëveshje është distancimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“Qëllimet nuk ishin konstruktive, por shkatërruese, kryesorja ishte që të prishet lidhja midis Serbisë dhe Rusisë. Marrëveshja e Washingtonit mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet serbo-ruse, nga të cilat pala ruse, duke ditur si amerikanët ashtu edhe Vuçiç, me sa duket kishte frikë”, shkruhet në artikullin e Regnum.

“Pasojat kryesore të marrëveshjes së Washingtonit qëndrojnë në planin politik, pasi Serbia, e përfaqësuar nga Vuçiç, është pajtuar që Izraeli duhet të njohë Kosovën dhe vetë Serbia si një shërbim reciprok, së bashku me disa nga aleatët më besnikë kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Jeruzalem, gjë për të cilën të gjitha qeveritë e Izraelit kanë ëndërruar që nga viti 1967.

Me këtë, Serbia pësoi zemërimin e të gjithë botës myslimane. Ky hap përfundimisht prish më tej marrëdhëniet jo vetëm me ta, por edhe me myslimanët në Serbi dhe në rajon”, shkruhet më tej.

Në fund, ky shkrim thotë se Vuçiç duhet të pushojë së përfaqësuari interesat e Serbisë gjatë negociatave me Kosovën.

“Edhe një herë, u bë e qartë se presidenti Vuçiç, i cili ka zgjedhur një stil autoritar të qeverisjes dhe nuk dëgjon askënd brenda vendit, por dëgjon zotërinjtë e tij Perëndimorë dhe emisarët e tyre. Po sillet politikisht i papërgjegjshëm në negociatat rreth interesave të Serbisë.

Prandaj, është e nevojshme që ai sa më shpejt të jetë e mundur të pushojë së përfaqësuari interesat e Serbisë në çdo negociatë rreth Kosovës”, përfundon shkrimi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

100% e kryer! Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës!

Bayern e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të...

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se...

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Lajme të tjera

Web TV