Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zv.dekani i Fakultetit Ekonomik: Ndikimi që pandemia pati te studentët, në fakultet ende zhvillohen konsulta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanjari

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, zëvendësdekani i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Alban Korbi, tregon se si ka ndikuar pandemia në formimin e studentëve. Ndërsa studentët ende nuk kanë përbyllur vitin akademik që lamë pas, Korbi tregon se muajt shtator dhe tetor janë planifikuar për përfundimin e konsultave dhe provimeve për të vijuar më tej me nisjen e vitit të ri akademik, në muajin nëntor.

Si u përmbyll viti akademik 2019-2020 dhe kur pritet të nisë viti i ri akademik në Fakultetin Ekonomik?

Viti akademik që lamë pas ende nuk ka përfunduar, pritet të mbyllet në fund të muajit tetor. Kjo pasi provimet e semestrit të dytë, studentët nuk i dhanë në qershor-korrik, por i kanë tani në shtator-tetor. Në shtator vitet e ndërmjetme, pra viti i parë dhe i dytë bachelor dhe viti i parë master po zhvillojnë përsëritje dhe konsultime, ndërsa në tetor do të zhvillojnë provimet. Ndërsa në muajin nëntor pritet të nisë viti i ri akademik, 2020-2021.

 Mendoni se kjo periudhë pandemie ka ndikuar në formimin e studentëve?

Natyrisht, ky nuk ka qenë një vit i zakonshëm, por nëse do të bëjmë një analizë, ajo do të jetë më e plotë pas përfundimit të provimeve, në mënyrë që të shohim edhe rezultatet e studentëve. Pasi, për momentin, ende nuk ka mbaruar procesi mësimor për vitin akademik 2019-2020.

 Për sa u përket masave anti-Covid, a po zbatohen ato në Fakultetin Ekonomik gjatë kësaj periudhe konsultash dhe provimesh?

Patjetër, po respektohen distancat, matet temperatura në hyrje, pra situata është e njëjtë si në muajin qershor, kur u zhvilluan përsëritjet për vitin e tretë bachelor. Ka shumë më pak studentë në salllë se ç’do të rrinin normalisht. Pra, nëse më parë në një sallë rrinin 100 vetë, tashmë maksimumi janë 20 deri në 25 studentë.

A keni marrë ndonjë udhëzim nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri akademik në universitete, se si do të procedohet?

Lexo edhe :  Hyrja e Shkodrës “ndez gjakrat”/ PS i kthehet PD-së: Jeni fatkeqësi

Jo, ende s’kemi marrë ndonjë udhëzim për vitin e ri akademik. Po diskutohen disa skenarë, gjithçka do të jetë në varësi të situatës së virusit në vend. Idealja do të ishte që, si çdo vit, mësimi të zhvillohej fizikisht në shkollë.

Kemi skenarin e dytë që, mësimi mund të zhvillohet fizikisht i kombinuar me atë on line, si dhe nëse situata agravohet, atëherë mësimi do të zhvillohet plotësisht on line. Për momentin janë përmendur të tria variantet, por ende nuk kemi marrë udhëzime nga institucionet përkatëse, mendoj se nga fundi i tetorit do të jemi më të qartë, në varësi edhe të situatës në vend.

 Si pritet të zhvillohen orët mësimore në Fakultetin Ekonomik?

Mendohet të zhvillohet mësim me turne, në mënyrë që të kemi një numër të ulët studentësh në auditor, për të siguruar distancimin fizik. Pra, do të shtohen fashat orare dhe studentët do të ndahen në grupe të vogla.

Mendoni se është e nevojshme që pedagogët t’i bëjnë tamponat, përpara se të nisë viti i ri akademik , në mënyrë që procesi mësimor të jetë më i sigurt?

Nuk mund ta gjykoj këtë pjesë, mendoj se këtë gjë do ta vendosë Ministria e Shëndetësisë.

Cili është mendimi juaj lidhur me 3 skenarët, dhe sa të përgatitur jemi, nëse do të ketë rritje të rasteve dhe mësimi do të zhvillohet on line?

Në situatën aktuale, mendoj se më i përshtatshëm është kombinimi, pra edhe fizikisht, duke respektuar distancat, por njëkohësisht edhe on line, kur ka leksione masive. Ose për lëndët që janë teorike, të cilat mund të ezaurohen edhe on line. Një kombinim i të dy varianteve do të ishte efektiv në situatën aktuale. Ndërsa, nëse mësimi kthehet totalisht on line, mendoj se ka vend për përmirësim. Nëse kemi rritje të rasteve dhe situata agravon, atëherë gjatë muajit tetor duhen intensifikuar përgatitjet për mësimin on line./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Pse nuk duhet të pini cigare direkt pas ushqimit?

Pirja e duhanit pas ngrënies është një praktikë e zakonshme ndër duhanpirësit, por ekspertët paralajmërojnë se ajo është jashtëzakonisht...

I drejtohet burgut të Fierit, deputeti Salianji shoqërohet nga eskorta të policisë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti...

Berisha: Burgosja e Salianjit nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje Ervin Salianjin i cili u burgos ditën e sotme për kallëzim të rremë. Berisha është...

Pas humbjes së bashkëshortes, Agron Llakaj rikthehet sërish në ekran

Pas dhimbjes së humbjes së bashkëshortes së tij Agron Llakaj i është kthyer normalitetit dhe së shpejti do t’i kthehet humorit ku do të...

Stuhia e fortë bën ‘namin’, regjistrohen të paktën 23 viktima (Foto)

Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete të SHBA, kanë thënë autoritetet. 8 persona humbën jetën në Florida....

Lajme të tjera

Web TV