Dha dorëheqjen , Plarent Ndreca u zëvëndësua nga një modele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme u dha lajmi që sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca dha dorëheqjen dhe u zëvëndësua nga Elena Pici që vjen nga Këshilli i Ministrave. Arsyet e dorëheqjes së juristit Ndreca nuk u bënë të ditura për mediat.

Ndreca ishte emëruar në postin e sekretarit të Përgjithshëm në 18 korrik të 2019.

Më herët ish-sekretari i Ministrisë së Brendshme ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Nga disa informacione të shkurtra në internet zëvënësuesja e Ndrecës, Elena Pici, pasi u diplomua në një universitet privat në Shqipëri në Departamentin e Ekonomisë, fitoi bursë në Britaninë e Madhe, në Universitetin Chevening dhe ndoqi studimet Master në Zhvillimin Ekonomik në London School of Ekonomi dhe Shkencat Politike (LSE).

Pas diplomimit, Elena u kthye në Tiranë, ku filloi punën në Bankën e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes.

Elena Pici ka qenë gjithashtu pjesë ë kripit “Mirëmëngjes” të këngëtarit të njohut Alban Skënderaj./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Ndalohen dy persona në Kosovë, mashtruan 10 ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe një është liruar në...

“Vdekja le të presë”, filmi që bën bashkë aktorët tanë legjendarë

Pas daljes nga burgu, Robi ribashkohet me grupin “Robi dhe Trinitrina” për t’u nisur me ta në një turne koncertesh në Shqipëri, Kosovë dhe...

Analisti Çupi: Në PD vjedhin njëri-tjetrin, e tregoi 11 maji

Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi...

30 armë për 100 banorë! Austria, ndër vendet më të armatosura në Evropë

Masakra e fundit në Austri ku u vranë në një sulm me armë disa nxënës në një shkollë, nga një 22-vjeçar,nxjerr në pah nivelet...

Formacioni startues i Kombëtares në sfidën ndaj Letonisë, Rey Manaj e nis si kapiten

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin...

Lajme të tjera

Web TV