Francë, 8 vjeçari ndryshon gjininë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga fëmijët e tyre ishte në depresion dhe thoshte se donte të vdiste. Prindërit nuk e kuptonin se çfarë kishte djali i tyre. Më pas më në fund, shkurtin e kaluar, djali ka pranuar që ajo gjendje ishte sepse ndjehej vajzë e burgosur në trupin e një djali. Është kjo historia e Baptiste, 8-vjeç, që sot quhet Lilie. Familja që jeton në Aubignan, në Jug të Francës, po ndihmon kështu të voglën transgender të vazhdojë luftën e saj. Një sukses ka arritur tashmë në shkollë, ku frekuenton vitin e tretë fillor, duke marrë të drejtën për të ndryshuar emrin.

‘Në fillim në administratën e shkollës nuk ishin aspak të bindur. Pyesnin nëse Lilie ishte i bindur për këtë ndryshim apo ishte bindur nga dikush tjetër’, shpjegon babai i Lilie për ‘La Stampa’. Një psikolog po ndjek vajzën prej disa ditësh në shkollë dhe në fund zyra e shkollës ka pranuar. Lilie ka vendosur të rrisë kaçurrelat dhe tani vishet si një vajzë, depresioni i ka kaluar tashmë dhe është mirë.

Atyre që thonë që është shumë shpejt për të pasur një koshiencë seksuale babai i përgjigjet: ‘Edhe ne i kemi bërë këtë pyetje vetes dhe jemi këshilluar me shoqatën e Lgbt në zonën tonë. Ata na shpjeguan që është pikërisht në këtë moshë që ndërgjegjja ekziston. Pastaj unë thashë: Në moshën 8-vjeçare unë e dija që isha një mashkull’, thotë babai.

Familja e Lilie përbëhet nga mami, babai dhe dy fëmijë të tjerë (binjaku i Lilie dhe një motër më e madhe). Kjo risi është pritur shumë natyrshëm në familje, njësoj si në të gjithë zonën ku vogëlushja jeton. Sidoqoftë në zyrën e regjistrimit refuzuan të bëjnë ndryshimin e emrit duke thënë që është shumë shpejt dhe duhet të presim. Ne do vazhdojmë të luftojmë’, shton babai.

Lexo edhe :  Studimi: Demokracia në Europë, në rrezik. Shumica janë të pakënaqur me politikat

/balkanweb.com

Të fundit

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i...

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë...

Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike...

Vrasja e efektivit në Fier, reagon ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano

Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin e ‘Shqiponjave’, Novruz Cenalia që...

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët po shfrytëzohen dhe po ushtrohet...

Lajme të tjera

Web TV