Hashim Thaçi i nderoi babain, reagon menjëherë djali i Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme dha medaljen e “Urdhrit të Lirisë”, për presidentin amerikan, Donald Trump, për këtë ngjarje ka reaguar djali i këtij të fundit, Donald Trump Jr.

Përmes llogarisë së tij në “Twitter”,  ai shkroi se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.

“Kosova e dekoron Trumpin me Urdhrin e Lirisë për përpjekjet për paqe”, shkroi Trump Jr.


Dhënia e këtij çmimi erdhi si rezultat i arritjes së marrëveshjes ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Presidenti i Kosovës në letrën drejtuar presidentit Trump, deklaroi se kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./rel/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Lajme të tjera

Web TV