Pas përplasjeve me forcat ruse SHBA-ja nis trupa në Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar prezencën ushtarake në Siri, pasi disa forca ushtarake rusë kanë intensifikuar tensionet në këtë vend.

Incidentet në mes të forcave amerikane dhe ruse që kontrollojnë këtë zonë kanë eskaluar këtë vit.

Kapiteni i ushtrisë amerikane Bill Urban, tha se ky vendim do të sigurojë stabilitet të forcave të koalicionit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me askënd në Siri, por do të mbrojmë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha Urban.

Sipas raportimeve të BBC disa zyrtarë amerikanë kanë thënë që trupat dhe automjetet ushtarake janë dërguar për të ndaluar forcat ruse që të hyjnë në zonën e sigurisë, ku zhvillohet koalicioni mes SHBA-së dhe kurdëve.

Incidentet në mes të forcave ruse dhe amerikane në Siri janë shtuar në javët e fundit.

Në tetor të vitit 2019, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërheqë trupat amerikane që ishin duke vepruar në mbështetje të aleancës së udhëhequr nga kurdët. Por, disa muaj më vonë, Trump vendosi të mbajë edhe disa qindra trupa në këtë vend. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV