Pedofilët dalin rrugëve, ligji absurd për “ngacmimet seksuale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abuzimi seksual me fëmijët është shndërruar në një realitet të dhimbshëm, duke u regjistruar dhjetëra raste brenda një viti, por shumë të tjera nuk denocohen. Ligji absurd me emërtimin “ngacmime seksuale të të miturve” ka masë të lehtë dënimi, dhe për pak muaj abuzuesit gjenden të lirë. Policia në pamundësi për të mbajtur nën vëzhgim të dënuarit dhe të akuzuarit për pedofili, ndonëse për strukturat e rendit ka një udhëzim për t’i mbajtur në survejim 5-10 vjet.

Nga Elvis Myrta

Heshtja e të miturave, abuzimet e ndryshme ndaj tyre dhe presioni qoftë psikologjik apo fizik që atyre u bëhet, janë fenomene të cilat karakterizojnë shoqërinë tonë. Dita-ditës dëgjojmë dhe shohim me sytë tanë raste tronditëse ku abuzohet me të miturit dhe vajzat e reja nga burra të moshës së madhe. Një formë ndërgjegjësimi është edhe që këta pedofilë të denoncohen, sepse ky fenomen duhet ndaluar me çdo kusht. Fjala pedofili ngjall frikë në mendjen e prindërve sa herë që ajo përmendet.

Këta të rritur të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme seksuale ndaj fëmijëve, jo vetëm që thyejnë ligjin, por shkaktojnë shumë vuatje për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për shoqërinë në tërësi. Nga statistikat dhe studimet e bëra, rezulton se shumica e fëmijëve janë abuzuar nga persona që ata i njohin dhe janë të pakta rastet kur dhunuesit janë të panjohur. Pedofilët përfitojnë nga fëmijët, duke abuzuar me ta, pasi ata nuk janë në gjendje për të mbrojtur veten dhe frikësohen nga dhuna psikologjike që abuzuesit kryejnë ndaj tyre, pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Për këtë arsye psikologët këmbëngulin që prindërit, përveç se t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga abuzuesit, edhe t’i edukojnë ata lidhur me rrezikun që mund të përballen. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, rastet më të shpeshta të abuzimeve ndaj fëmijëve vijnë prej personave që kanë njohje me familjen e të abuzuarve. Gjithashtu, një kategori tjetër ku ndodhin më së shumti abuzimet seksuale janë edhe ato brenda familjes. Vitet e fundit janë shënuar shumë raste kur një pjesëtar i një familjeje ka kryer veprime të turpshme. Janë dhjetëra të dënuar për krime seksuale me të mitur që kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofil dhe këta persona nuk janë trajtuar me mjekime, duke u kthyer në kërcënim për fëmijët që banojnë përreth tyre.

Kjo situatë është mjaft shqetësuese, pasi seksionet e dhunës në familje dhe fëmijëve pranë policive vendore, nuk kanë më shumë se dy oficerë, ku krahas çështjeve të tjera që ata mund të kenë, duhet të mbikëqyrin edhe pedofilët e dënuar, të cilët janë një rrezik potencial për përsëritjen e së njëjtës vepër penale. Kjo ndodh edhe për shkak të dënimit të lehtë që marrin nga gjykatat këta persona. Sipas Kodit Penal, kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vite. Dënim i cili, u lë hapësirë personave të akuzuar për këtë vepër t’i lënë brenda një periudhe të shkurtër kohore qelitë.

Një urdhër i Ministrisë së Brendshme, i cili mban datën 25.11.2019, përcakton rregullat e përpunimit të informacionit policor, por edhe të administrimit të dokumenteve për gjurmimin e personave që sapo kanë dalë nga burgu. Sipas këtij urdhri, parashikohet që çdo të liruar nga burgu, nga ata që kanë kryer krime seksuale me të mitur, oficerët e Seksionit Kundër Dhunës në Familje dhe Fëmijëve, duhet ta mbajnë nën vëzhgim për një periudhë kohore 5-10 vite.

Gjithashtu, udhëzimi parashikon që të dhënat për personin që ka kryer dënimin, përfshirë pedofilët, hidhen dhe në sistemin informativ MEMEX, që aksesohet nga punonjës të autorizuar të policisë. Hapja e dosjes kriminale të mbikëqyrjes bëhet dhe për shtetas shqiptarë të dënuar jashtë shtetit, në momentin që hyjnë në Shqipëri, çka do të thotë se policia zotëron informacion dhe për pedofilë që i kanë kryer jashtë krimet seksuale me të mitur.

Lexo edhe :  Viti i Gjuhës Shqipe/Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës

Edhe pse ky urdhër është një material shumë voluminoz, policia, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore në komisariate, e ka shumë të vështirë që t’i mbajë nën mbikëqyrje pedofilët, kjo pasi punonjësit e këtij seksioni, krahas krimeve seksuale janë njëherësh të ngarkuar për hetimin e rasteve të tjera kriminale, përfshirë parandalimin, gjurmimin dhe ndjekjen e precedentit kriminal.

Abuzimet me të mitur që tronditën vendin muajit e fundit

Shoqëria shqiptare është tronditur herë pas here nga raste të abuzimeve seksuale, ku viktimat kanë qenë të mitur. Gjatë këtij viti rastet e abuzimeve seksuale me të mitur kanë qenë të shumta, disa prej të cilave kanë tronditur mbarë opinionin publik. Në javën që lamë pas, u shënuan tri ngjarje të rënda të abuzimit seksual ndaj të miturve. Rasti më i rëndë ishte ai i Pogradecit, ku një ku një 46-vjeçar, abuzoi seksualisht për një kohë të gjatë me shoqen e vajzës së tij 13-vjeçare.

Blerim Bizgjoni, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me të miturën. Sipas informacioneve, mësohet se punësimi i babait të minorenes, edhe pse me probleme mendore, është përdorur si “karrem” nga 46-vjeçari për t’iu afruar familjes së vajzës, me të cilën më pas abuzoi seksualisht sistematikisht. Policia ka dyshime se Bizgjoni është abuzues serial, pasi sipas dëshmisë së 13 vjeçares, përpara saj në banesën e 46-vjeçarit ka qëndruar një vajzë tjetër, të cilën policia e ka identifikuar dhe e ka marrë në pyetje, për të mësuar nëse edhe ajo ka rënë pre e abuzimit.

Por, nuk mbetet pas as rasti i Beratit, ku një 64-vjeçar u vu në pranga, pasi ngacmonte seksualisht një 16-vjeçar, duke e kërcënuar edhe me jetë. Adoleshenti, banues në lagjen “Donika Kastrioti” të qytetit, ka deklaruar se prej muajsh fqinji i tij e ngacmonte, duke e prekur në pjesët intime e duke i kërkuar edhe atij të bënte të njëjtat veprime. Gjatë marrjes në pyetje 64-vjeçari ka deklaruar se mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve.

Edhe gjatë verës u shënua një ngjarje e rëndë në Golem të Durrësit, ku një 60-vjeçar u vu në prangat e policisë së Durrësit, pasi ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare. E mitura që ka qenë me pushime me familjen, në Golem, po luante me qenin e 60-vjeçarit, kur ky i fundit, sipas saj, e ka ngacmuar duke e prekur në vendet intime. Një tjetër rast i rëndë ishte edhe ai dy muajve më parë, ku një 48-vjeçar nga Berati, abuzoi seksualisht me një vajzë 5-vjeçare.

Ky rast mori përmasa edhe më të rënda, kur Sokol Kapinova, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, ka pranuar krimin e rëndë, duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese. Ai tha se i ka mashtruar vajzat me ëmbëlsira, teksa ishin duke luajtur në oborrin e pallatit. Në muajin prill, një tjetër rast pedofilie u zbulua në qytetin jugor të Sarandës. Më 21 prill uniformat blu vunë në pranga një 72-vjeçar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 17-vjeçare. I moshuari, i cili ishte mik me babanë e vajzës, ka abuzuar sistematikisht dhe në kohë të ndryshme me të miturën. Ndërsa rasti më i rëndë, i cili solli një reagim nga e gjithë shoqëria, ishte abuzimi seksual i Abaz Dogës me një 15-vjeçare. Doga, i cili punonte si rojë shkolle në Babrru, abuzoi sistematikisht me minorenen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

6 këshilla motivimi nga ajka e njerëzve më të suksesshëm

Më poshtë do të lexoni disa këshilla motivimi nga disa prej njerëzve më të suksesshëm të momentit në botë,...

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe...

BSH: Shiten 8,66 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se në ankandin që u zhvillua javën e fundit të dhjetorit 2024, u shitën 8,66 miliardë lekë...

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës Dosja Xibraka është rihapur në...

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë. Dje,...

Lajme të tjera

Web TV