Tenori i famshëm shqiptar Agim Hushi i cili jeton prej kohësh në Australi ka postuar ditën e sotme në facebook një video shumë interesante.
Në video shihet Hushi i cili po ushqen dy zogj të cilët i janë ulur në duar. I vendosur në një ballkon plot me lule dielli natyrale të mbjella në vazo dhe i veshur në mënyrë sportive Hushi i përcjell ndjekësve të tij në rrjetet sociale shumë energji pozitive.
Përkrah videos tenori ka shkruar që zogjtë e mrekullojnë me dashurinë e tyre të pastër. Më tej ai shkruan se më shumë se ushqim zogjtë kërkojnë dashuri duke dashur ndoshta të transmetojë një mesazh./Jo.Be/Fjala.al
Postimi i plotë i Agim Hushit:
Keta zogj me mrekullojne me dashurine e tyre te paster!
Vijne nga lart ne fluturim dhe me ulen ne duar, ne supe!
Detyrohem te marr dicka ti qeras por ato duan me shume dashuri!
https://www.facebook.com/hushi.agim/posts/3244286328990486