“Koha nuk pret më”, Meta nis ditën me një mesazh të Papa Françeskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta e ka nisur sot ditën me një mesazh të Papa Francesut, i cili e dha në Shqipëri 6 vite më parë.

Teksa citon Atin e Shenjtë, Kreu i Shtetit thotë se “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart”.

Sipas Presidentit, duhet të bëhet gjithçka, që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre.

Postimi i Metës

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË! TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3369835343062715

Të fundit

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh...

Kryeministri i Spanjës uron Ramën: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për anëtarësim në BE

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Sanchez...

Celibashi tregon kur përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se deri në fund të javës pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave...

Eurovizioni, Luiz Ejlli përkrah Shkodrën Elektronike: Sonte janë zëri ynë, votoni

Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike performon e...

Zelensky uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Zelensky...

Lajme të tjera

Web TV