Krimet kundër mjedisit/ Polica procedon 11 persona dhe sekuestron 5 automjete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vazhdon luftën kundër krimeve mjedisore dhe kapjen e personave përgjegjës për këto krime.

Në tre rrethe, Dibër , Mat dhe Bulqizë policia ka arritur të identifikojë 11 shkelje që përkojnë me akuzat e “Krim kundër mjedisit” dhe ka arrestuar po 11 persona si përgjegjës të këtyre shkeljeve.

6 prej tyre në Dibër e Mat u kapën duke ndërtuar pa leje, kurse 5 të tjerë po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.

Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Dibër / Bulqizë / Mat

Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen nga Policia, 11 raste të krimeve mjedisore, dhe procedohen penalisht 11 shtetas. Sekuestrohet rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për  transportim.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit  Shtator,  kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :

XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur  nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartëpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Lexo edhe :  Jepen masat për protestuesit e opozitës/ Çfarë vendosi Gjykata

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Të fundit

Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve...

Me flamur në dorë, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka temtuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë. Me një flamur kombëtar në...

Ngjela: Fletë-arresti për Metën është gati në tryezën e SPAK

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm, duke e ndalur theksin tek situata brenda opozitës, raporti i...

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze marrëveshje në fushën e industrive kreative

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard. Në fokus të takimit ishte nënshkrimi...

“Shkurton rrugën”/ Gati projekti 20 mln euro! Ura gjigante që lidh Shqipërinë…

Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë. Ura e gjatë 310 metra do të...

Lajme të tjera

Web TV