Tentoi të ikte nga Rinasi drejt Anglisë me të dhëna të rreme, arrestohen dy të rinj për falsifikim pasaportash

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për falsifikim të pasaportave dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve. Burimet zyrtare bëjnë me dije se personat e arrestuar janë I.N 22-vjeç, banues në Tiranë dhe Gj.P 30-vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi me inicialet I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë muajit shtator janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare./Re.Gu/Fjala.al