“Ja si do ta sigurojmë vaksinën anti-Covid”, Manastirliu flet për marrëveshjen e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar marrëveshja nëpërmjet mekanizmit Covax për të patur sa më parë një vaksinë kundër koronavirusit.

Në një takim të organizuar me ekspertë të komitetit të imunizimit në Institutin e Shëndetit Publik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se Shqipëria do të ketë të drejtën të zgjedhën vaksinën më të sigurt, duke u angazhuar financiarisht në një mekanizëm ndërkombëtar, ashtu si mbi 80 shtete të tjera në të gjithë Botën, përfshirë edhe vendet e Bashkimit Europian.

“Bazuar në rekomandimet tuaja të vlefshme, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi, për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku aderojnë 80 shtete, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian.

Sigurisht do të jemi shumë të kujdesshëm, gjithmonë në konsultim me ekspertët për vaksinën e sigurt, kur ajo të miratohet, për të qenë të sigurt për vaksinën efektive. Por qeveria është angazhuar për të siguruar aksesin, kurdo kur kjo vaksinë të dalë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale la të hapur edhe kanale të tjera komunikimi dhe bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian, për sigurimin e vaksinës në kohë.

“Është i rëndësishëm bashkëpunimi i nisur tashmë me instrumentin e COVAX, aleancën Gavi, por paralelisht dua të them se ne vazhdojmë të kemi komunikime me shtete të ndryshme të Bashkimit Europian, të cilët kanë shprehuar angazhimin që të munden të jenë edhe ata ndihmës për të mundësuar blerjen e shpejtë të vaksinës apo aksesin në vaksinë.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Sigurisht të gjithë këto kanale komunikimi ne i kemi të hapura dhe do të shqyrtojmë mundësinë më të mirë nga pikëpamja e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës, për të garantuar shëndetin e popullatës kundër COVID19”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/340432837374722/

Të fundit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV