Kosova paralajmëron shtrëngimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë Covid-19.
Ky ka qënë një paralajmërim nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i cili ka thënë se vala e dytë e COVID-19 është rikthyer në Europë.
Kosova është e përgatitur për këtë valë të dytë ka thënë Hoti.
Përveç vaksinimit sa më shpejt, Hoti thotë se parësore është jeta e qytetarëve dhe qeveria mund të vendosë për masa shtrënguese për të mbajtur nën kontroll pandeminë.
“Lutem që kjo situatë që është krijuar tashmë një lloj kontrolli mbi pandeminë të vazhdojë dhe të shtrëngojmë ndoshta masat që të përgatitemi për vjeshtë. E di që ministri ka presione të ndryshme bga kuadro të ekonomisë e shoqërisë, arsimit e sportit, por për mua është e rëndësishme të balancojmë të gjitha çështjet, por duke vendosur jetën e qytetarëve në rend të parë. Siç po e shohim vala e dytë është kthyer në Evropë, ne po bëhemi gati që të jemi të përgatitur.
Objekti duhet të bëhet gati që besoj për vjeshtë. Vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejtë”,- tha Hoti. /Ra.My.Fjala.al/