Shkodër/ Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi pozitive me covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e baskisë së Shkodrës ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Një ditë më parë pas dyshimeve Ademi ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma por ka dyshuar pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV