Berlin/ Autoriteti i virologjisë: C*vid, problem serioz në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania duhet të bëjë më shumë përpjekje në funksion të muajve të ardhshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Kështu u shpreh Christian Drosten, një nga zërat kryesorë shkencor në Gjermani, i cili gjithashtu u shpreh se “Pandemia tani duhet të merret më shumë se seriozisht”

“Ne nuk i kemi bërë gjërat më mirë se të tjerët deri tani, vetëm se kemi reaguar ndaj Covid më herët”, tha Drosten.

Ai vijon të theksojë se “nuk ka shërbim spitalor më të mirë se Franca apo Italia, por ne u avantazhuam pasi e trajtuam emergjencën shëndetësore më përpara në kohë se ata”.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Gjermania  regjistroi 953 të identifikuar me Covid dhe 6 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 276 504 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të emergjencës shëndetësore. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës,...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV