Bledi Çuçi: Përse listat e hapura janë vërtetë të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati më i fundit  për reformën zgjedhore është për mënyrën e listave të kandidatëve. PD akuzon  PS  se sipas saj ka bërë një hile në mënyrën e votimit për listat. Sipas PD në fakt këto lista nuk janë plotësisht të hartuara, por janë  të mbyllura. Bledi Çuçi anëtar i Kryesisë në PS shpjegoi  pikërisht këtë sistem. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  ai deklaroi:

-A mund ta shpjegoni më thjeshtë procesin e listave të hapura?

-Kur të shkojë qytetari për të votuar, do ketë një fletë votimi ku do shprehë vullnet për forcën politike dhe do shprehë vullnet dhe preferencë për kandidatin brenda listës së forcës politike që ka votuar. Nëse je i 24 në listë dhe merr votot e duhura për të qenë i pari i listës, ti shkon i pari i listës. Dhe votat e duhura e di çfarë janë? Nuk janë as më shumë dhe as më pak, aq vota sa duhen për një mandat në parlament.

-Po lista që bën kryetari?

-Po pra,  një listë është. Partia shpall një listë. Nëse merr votat që duhen për një mandat, që është në varësi të votuesve, sa vota është pjesëtim për numrin e mandateve. Ai mund të dalë i pari nëse merr shumë vota dhe e thyen të parin e listës.

-Po renditjen kush e bën?

-Renditjen e bën partia. Ne diskutojmë në parti. Ka një proces përgatitje për listat. Drejtuesi politik i qarkut bën një proces në qark për përzgjedhjen e kandidatëve , vjen me një propozim në kryesi, dhe pastaj vendoset përfundimisht lista. Renditja bëhet sipas rëndësisë politike që ka kandidati. Secila parti shpall listën, dhe gjithë fushatën një muaj e gjysmë lista do jetë e shpallur kudo. Lista është publike dhe do jetë gjatë gjithë kohës./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa...

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë. Sipas asaj...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Lajme të tjera

Web TV