Oliver Varhelyi: Gjykata Kushtetuese të jetë gati sa më parë, palët politike ta mbështesin

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, u ka bërë thirrje palëve politike shqiptare të mos vonojnë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se është thelbësore që autoritetet ta mbështesin këtë process pa vonesë, ndërsa kujton se kjo është një nga kërkesat kryesore të Këshillit Evropian.

Ai shprehet se ajo duhet të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

Re.Gu/Fjala.al