Si e gjithë bota, edhe vendi ynë prej kohësh është në luftë me Covid-19. Megjithatë, java që lamë pas ka patur lajme pozitive në këtë drejtim. Nga e enjtja e parë, datë 18 shtator deri sot, e enjte 24 shtator trendi i personave të shëruar, ka ardhur në rritje.
Në datën 18 shtator pati 43 të shëruar, në datën 19 shtator, 57 të shëruar, në datën 20 shtator, 52 të shëruar, në datën 21 shtator pati 55 të shëruar, në datën 22 shtator 47 të shëruar ndërkohë që dy ditët e fundit numri i të shëruarve është rritur ndjeshëm me 97 të shëruar ditën e djeshme dhe 100 të shëruar ditën e sotme.
Gjithashtu, një aspekt pozitiv është se dhe numri i viktimave ka ardhur ne ulje që nga e enjtja e parë, datë 18 shtator.
Kështu, në këtë datë pati 5 viktima, në datën 19 shtator sërish 5 viktima, në datën 20 shtator 4 viktima, në datën 21 shtator 2 viktima, në datën 22 shtator 3 viktima, ditën e djeshme ka patur sërish 3 viktima ndërsa ditën e sotme për fat të mirë nuk ka patur asnjë viktimë nga pandemia.
Pa.Va/Fjala.al