Kisha katolike në Gjermani dëmshpërblen viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peshkopët gjermanë bien dakord për dëmshpërblime për viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë. Por një jetë e shkatërruar nuk mund të blihet përsëri.

Duke filluar nga viti 2021, Kisha Katolike do t’u paguajë dëmshpërblime deri në 50,000 euro viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë dhe përfaqësuesit e tjerë të kishës. Kjo vlen për të gjitha 27 dioqezat në Gjermani. Për këtë hap të rëndësishëm ra dakord asambleja e përgjithshme e peshkopëve gjermanë në takimin e tyre të vjeshtës në Fulda.

Përveç dëmshpërblimit mund të rimbursohen edhe shpenzimet për terapi. I ngarkuari i qeverisë gjermane për abuzimet, Johannes-Wilhelm Rörig, u shpreh në një reagim të parë për Agjencinë Katolike të Lajmeve, se në rastet e abuzimeve të rënda seksuale, 50,000 euro nuk janë të mjaftueshme.

Jetët e shkatërruara nuk mund të blihen me para

Komentatori i DW Christoph Strack shkruan: “Peshkopët gjermanë po ndjekin tani pas shumë hezitimesh, një kurs të njësuar kundrejt viktimave të abuzimit. Por dhimbja dhe zemërimi i tyre vazhdon. Sepse viktimave mund t’u paguhen para. Por një jetë e shkatërruar nuk mund të blihet përsëri, dhe besimi që ka humbur është i vështirë të rifitohet.

Abuzime nuk ka pasur vetëm në Gjermani dhe “Kisha katolike ka përpara një rrugë të gjatë për të pranuar abuzimet dhe për të përcaktuar se ç’qëndrim do të mbajnë ndaj viktimave. Por gjithësesi në Gjermani do të paguhen dëmshpërblime. Kjo nuk është shumë. Por më mirë se hiç.” – shkruan në komentin e tij Christoph Strack./DW

Të fundit

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”,...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Erion Veliajt i komunikohen akuzat në paraburgimin e Durrësit

Në burgun e Durrësit, Erion Veliajt i janë komunikuar akuzat “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të...

Lajme të tjera

Web TV