Bjellorusi/ Vijojnë protestat, arrestohen 300 gra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të nxitur “kaos dhe anarki”, teksa në Bjellorusi po mbahen protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të manipuluara të mbajtura muajin e kaluar.

“Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend”, ka thënë ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ndërhyrja në çështjet tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efekt të kundërt dhe nuk janë të dëmshme për askënd”, tha Makey.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Britania dhe Kanadaja pritet që së shpejti të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave, që po mbahen për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.

Këto zgjedhje po vlerësohet se janë manipuluar, me qëllim që Alesksandër Lukashenko të marrë një mandat të gjashtë.

Për shkak të presionit të madh nga Perëndimi, Lukashenko është kthyer kah Rusia fqinje për të gjetur mbështetje politike dhe ekonomike.

“Deklaratat me cinizëm janë bërë nga shumë kolegë tanë perëndimor, lidhur me ‘shqetësimet’ e tyre për sovranitetin dhe mirëqenien bjelloruse”, tha Makey në OKB.

“Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër përveç përpjekje për të sjellë kaos dhe anarki në vendin tonë”, tha ai.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë shpeshtuar kontaktet e tyre me Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidaten opozitare për presidente, e cila pas zgjedhjeve ka emigruar në Lituani.

Tsikhanouskaya u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për një “qëllim të ri, për zgjedhje të ndershme

Qindra mijëra bjellorusë, për të shtatën javë me radhë po protestojnë, duke i bërë thirrje Lukashenkos që të largohet nga pushteti dhe të mbahen zgjedhje të reja. Policia ka arrestuar rreth 12,000 persona dhe ka pasur të dhëna se protestuesit janë rrahur dhe torturuar.

Ndërkohë, shumica e anëtarëve të Këshillit Koordinues, trup opozitar, që u ngrit për të lehtësuar dialogun për transferim paqësor të pushtetit, janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi.

Lexo edhe :  Ish-forcat e sigurisë së Asadit i dorëzojnë armët qeverisë së re siriane

Mijëra njerëz sot kanë mbushur si çdo ditë sheshin e Minsk-ut në Bjellorusi për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko, i akuzuar se po mban pushtetin pasi manipuloi zgjedhjet e organizuara më 9 gusht

Sipas burimeve lokale, forcat e sigurisë kanë arrestuar dhjetra protestues në rradhët e grave të cilat tashmë janë bërë simbol i këtyre demostrimeve.

Bashkimi Evropian ndërkohë po shqyrton një listë me sanksione kundër një sëri zyrtarësh të qeverisë dhe policisë të cilët akuzohen se kanë dorë në manipulimin e rezultatit zgjedhor dhe për dhunë ndaj protestuesve.

Sipas një raporti të OKB, deri tabi në Bjellorusi janë arrestuar më shumë se 10 mijë protestues paqësorë dhe nga reporterët janë konstatuar rreth 500 raste torturash të kryera nga agjentë të shtetit.

Sipas Lukashenkos, demonstratat mbështeten nga fuqitë e huaja, nga SHBA dhe ata që ai i ka quajtur si satelitë të saj, vendet fqinje me Bjellorusinë.

Në marshimin që u mbajt të shtunën në Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë më shumë se 2 mijë gra.

Protesta ka rezultuar me arrestimin e 300 grave përfshirë edhe një grua të moshuar.

Grupi i të drejtave të njeriut Viasna tha se më shumë se 320 njerëz u arrestuan në marshimin e së shtunës.

“Kishte kaq shumë njerëz të ndaluar sa linjat u krijuan në transportin e të burgosurve,” ka thënë anëtari i Viasna Valentin Stepanovich.

Pjesëmarrëse në protestë ishte edhe Nina Baginskaya, një ish një ish-gjeologe 73-vjeçare, kundërshtimi dhe gjuha e mprehtë e së cilës e kanë bërë atë një figurë popullore në protesta.

E pyetur nga policia se pse po merrte pjesë në protestë të paautorizuar “Unë jam duke bërë një shëtitje”, iu përgjigj Baginskaya, raporton prestigjozja amerikane BBC. Ru. Do/ Fjala.

 

 

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV