Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi i ri, Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se nga 525 mostra kanë rezultuar pozitivë 47 prej tyre.
Që prej 13 marsit – kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus – e deri më 27 shtator, IKSHPK-ja njofton se janë regjistruar 15, 472 raste me koronavirus.
Prej tyre, 622 pacientë kanë vdekur dhe 13,278 janë shëruar. Kurse, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1,572./Re.Gu/Fjala.al