Udhëzuesi/ Rregullat për hapjen e plotë të bar-restoranteve dhe pishinave, ja si do të shërbehet në këto biznese

Duke filluar nga data 1 tetor në të gjithë Shqipërinë do të hapen bar-kafetë, restorantet dhe pishinat në ambientet e brendshme. Vendimin e marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu përmes një komunikate për mediat.

Në këtë vendim thuhet se hapja e bizneseve në ambientet e mbyllura do të shoqërohet dhe me një protokoll masash që duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat higjeno-sanitare, që do të duhet të zbatohen nga baret, restorantet dhe pishinat./re.gu/Fjala.al