Disa rregulla bazë se si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisi Ramazani, muaj më i shenjtë i kalendarit musliman. Po nëse s’je musliman? Ç’duhet të bësh për të treguar respekt ndaj miqve apo familjarëve që agjërojnë? Minimumi, mund të ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Mund të hash në sy të dikujt që agjëron: Për 30 ditët në vazhdim, muslimanët nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit e deri në perëndim, por kjo s’do të thotë që jeta nuk vazhdon si normalisht.

2. Thjesht përpiquni të mos lini një drekë pune: Nëse kolegu juaj musliman refuzon të vijë, tregohuni të kuptueshëm.

3. Nuk keni pse agjëroni me miqtë tuaj muslimanë: Mundeni nëse doni të shihni si është, por s’jeni të detyruar edhe nëse marrëdhënia me personin që agjëron është shumë e ngushtë.

4. Por mund t’u bashkoheni për Iftar: Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli. Muslimanët organizojnë darka të mëdha me ndjesi  familjare. Mund t’u bashkoheni nëse ju ftojnë apo nëse dëshironi.

5. Nuk keni pse informoheni mbi oraret: Ramazani s’është si Krishtlindjet. Ditët dhe oraret zhvendosen dhe lëvizin vazhdimisht, pasi kalendari islamik është hënor. Dita e fillimit varet nga dita kur bie hënë e re. Prandaj datat ndryshojnë nga viti në vit.

6. Por jini fleksibël: Nëse një koleg ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i respektoni kërkesat e tij.

7. Mund të ftoni për kafe miqtë tuaj muslimanë: Edhe pse s’mund të pinë gjë, as ujë. Rëndësi ka të kaloni kohë bashkë, apo jo?

8. Por mund t’ju rrinë pak larg: Kur nuk ha asgjë për pjesën më të madhe të ditës, natyrshëm goja mund të mbajë erë. 9. Mund të thoni “Gëzuar, Ramazanin!”: Është një urim i sjellshëm dhe tregon mirëkuptim.

9. Mund të thoni “Gëzuar, Ramazanin!”: Është një urim i sjellshëm dhe tregon mirëkuptim.

Lexo edhe :  Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

10. Por mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë, të humbas ca kile”: Ramazani s’ka për qëllim rënien në peshë./O.S

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV