Zvicër/ Referendum, qytetarët refuzojnë propozimin për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 63% e votuesve në Zvicër, sipas projeksioneve te para, refuzuan propozimin për t’i dhënë fund marrëveshjes me Bashkimin Evropian sa i përket lëvizjes së lirë.

Zvicra nuk është anëtare e BE, por aktualisht pranon lëvizjen e lirë në mënyrë që të ketë mundësi të tregtisë së lirë dhe të bashkëpunojë me Brukselin në fusha te tilla si transporti dhe arsimi.

Mbështetësit e planit kundër lëvizjes së lirë u shprehën se ky hap  do të lejonte Zvicrën të kontrollonte kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.

Ndërsa kundërshtarët argumentuan se dalja nga marrëveshja për lëvizjen e lirë  do të zhyste vendin në recesion dhe do të privonte qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.

Sot, qytetarët votuan gjithashtu për një numër çështjesh të tjera.

Gjithashtu propozimi për të mos dhënë më leje atësie për baballarët e rinj është hedhur poshtë. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të dymbëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Njoftim nga “Integrated Energy BV SPV”

Shoqëria "Integrated Energy BV SPV" Sh.p.k organizon Dëgjesën Publike për konsultimin e "Aplikim per ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit...

Ministri izraelit paralajmëron se Gaza do të shkatërrohet plotësisht!

Një zyrtar i lartë i lëvizjes islamiste palestineze Hamas tha të martën se zhvillimi i negociatave për të rënë dakord për një armëpushim të...

Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem…

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj. Në...

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!”Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas një muaji takimesh me qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV