Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi, një emër i njohur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” dhe dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Mjeti tip “Porsche” me targë AA 007 është shkrumbuar totalisht. Ndonëse shërbimi zjarrfikës ndërhyri për të shuar zjarrin, makina luksoze ka pësuar dëme të mëdha.
Pak kohë më parë ndaj Bahushit, Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
/Jo.Be/Fjala.al