E përjashtuan nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, deputeti Alimadhi i befasuar: Si ka mundësi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi është shfaqur i befasuar nga votimi për përjashtimin e tij me 10 ditë nga Kuvendi.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ka zbatuar rregulloren dhe nuk ka bërë asnjë gabim tjetër.

Ndërkohë kujtojmë se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi nga punimet e seancës parlamentare deputetin Alimadhi.

Ky i fundit mori fjalën për procedurë, por teksa ai filloi fjalimin kryeparlamentari Ruçi e ndërpreu duke i kërkuar të ulej, pasi nuk po fliste për procedurë dhe tha se ishte në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Postimi i plotë i Adriatik Alimadhit

Edhe deputetët e opozitës kanë votuar pro përjashtimit tim për 10 ditë nga kuvendi? Si ka mundësi që ndodh kjo? Edhe pse nuk më lanë të flisja, nuk më dëgjonin, këta kanë votuar pro.

Ç’bëhet kështu, të mendosh se jemi në Parlamentin e Shqipërisë, kur deputetit i privohet e drejta e fjalës? Ai nuk mbanë përgjegjësi për fjalët e tija me kushtetutë, edhe me ligjin për trajtimin e deputetit, deputeti shprehet lirisht.

Kush e ka ndjekur deri në fund debatin, ju siguroj se kam zbatuar dhe kam qenë në përputhje të plotë me rregulloren, kam nisur fjalin time vetëm për Projekt Rezolutën, asgjë tjetër nuk është gabim.

Sa kam përmendur fjalinë partia e punës, ish partia kriminale komuniste, sot partia socialiste, kryetari i kuvendit ndërpret fjalën. Mirë Enver Roshi e ngriti dorën, por Arlind Çaçani që nuk e votoi, si ka mundësi tre vota?

Të mendosh që kjo parti me këtë mendësi dhe veprimtari komuniste ti drejtohet Komisionit Europian me Projekt Rezolut, është fatkeqësi kombëtare që Shqipëria drejtohet akoma nga kjo mendësi, këtë fjali do të thoja, por më privuan të drejtën e fjalës…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

Lajme të tjera

Web TV