Fuga: Listat e hapura nuk i do askush, kanë monopolizuar qeverisjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ lidhur me situatën politike në vend dhe diskutime që bëhen për listat e hapura 100%.
Fuga e quan këtë situatë një “furtunë të kotë” pasi asnjë prej partive nuk i do listat e hapura, përndryshe kjo do të ishte zgjidhur.
Sipas tij askush nga lidershipet e sotme në politikë nuk e pranon këtë fakt pasi kanë monopolizuar qeverisjen.
“Monopolet janë kudo, në ekonomi, tregti, emërime, administratë, por edhe në politikë, në kolltuqet e deputetëve, madje disa kanë monopolizuar edhe segmente të opozitës!” shkruan Fuga.
Postimi i plotë 
Një furtunë e kotë :
lista të hapura dhe lista të mbyllura!
Sepse askush nuk i do listat e hapura!
Kollaj zgjidhja përndryshe!
Cila parti dëshiron shkon në zgjedhje me listë të hapur, kush nuk do shkon me të mbyllur.
Kaq e thjeshtë është ndërkohë vijnë kot vërdallë!
Kanë tmerr nga listat vertetë të hapura! Lista është e hapur vërtetë kur partia merr aq vota sa marrin kandididatët e saj në listë.
Kush e pranon këtë nga lidershipet e sotme politike?
Askush!
Sepse lidershipet politike kanë monopolizuar qeverisjen! Ndryshe nuk shpjegohet!
Monopolet janë kudo, në ekonomi, tregti, emërime, administratë, por edhe në politikë, në kolltuqet e deputetëve, madje disa kanë monopolizuar edhe segmente të opozitës!

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV