“Berisha duhet të bëjë parti të re”/ Fuga: Në Shqipëri deputetët bëjnë kompromis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku opozita ka zgjedhur të radikalizohet duke bllokuar punimet e Parlamentit, ndërsa mazhoranca e pashqetësuar vijon të kalojë ligje dhe vendime të rëndësishme.

Fuga tregoi defektin kushtetues që mban një Parlament të papërgjegjshëm, duke e lidhur atë me faktin që deputetët në Shqipëri bëjnë kompromise për mandatin e radhës në vend që të kenë fokusin te ligjbërja dhe të qenit “policë” e qeverisë.

“Nga pikëpamja sociologjike kjo situatë ku një grup një kolektiv që janë deputetët të cilët brenda përbrenda tyre janë të pakorrigjueshëm nga një forcë e jashtme. Brenda tyre ata sado të acarohen me njëri-tjetrin askujt nuk i shkon në mendje të thotë një minutë ne nuk po bëjmë detyrën tonë: ligjbërjen, kontrollin e qeverisë. Dhe një deputet me të ardhurat që ka tani është më shumë i instaluar në kolltukun e vetë dhe një pjesë e sjelljes së deputetëve lidhet me një vend në zgjedhjet e ardhshme.”

Sa i përket kërkesave të opozitës, ku më kryesorja është lejimi i ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, akademiku tha se jurisprudenca nuk është kopsht fëmijësh dhe nëse shkelet Kushtetuta, siç mazhoranca akuzohet se ka bërë, atëherë është shkelur pakti

Në vijim, Fuga tha se sheh heshtje dhe jo opozitë te PD zyrtare e Lulzim Bashës, ndërsa i sugjeroi Sali Berishës që të krijojë një parti të re, pse të investohet në një grup të fortë parlamentar.

“Berisha të krijojnë parti të re, ose të formojnë një grup që formëson një orientim të ri politik dhe kështu janë edhe me Kushtetutën edhe me rregulloren. Sepse me këtë situatë ku janë ata, fjala nuk u ka peshë në mënyrë të arsyeshme. Problemi është se kur ata vijnë për të thënë se përse nuk na njihini këtu ka problem dhe me këtë situatë i japin mundësi shumicës që thotë nuk plotësoni kërkesat e rregullores.”

Lexo edhe :  Rama nesër në Athinë, kreu i Shoqatës së Emigrantëve: Takim patriotik, jo politik

Sa i përket rrugës që duhet ndjekur për të ndërtuar një ekuilibër të ri në politikën shqiptare, që lidhet fort edhe me rrugën që do të ndjekë opozita, Fuga tha se “në Parlament duhet një parti e re që nuk ka nevojë të hedhë baltë, por që të shfaqet si një skalion”.

“Nuk mundet më me figura të vjetra. Gjëja më e mirë është kur investimin personal ta trashëgojë diku patjetër. Pushtetin tënd nëse nuk e transmeton një ditë do ta marrë Zoti. Nuk flas me emra por duhet një qeveri hije 40 -50 veta të moshave 30-40 vjeçare në garë dhe me njëri-tjetrin për majën dinamike që i jep kombit një alternativë”./   S.M

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV