Artan Fuga ngre shqetësimin për pr/ligjin e Akademisë: Gjinushi një komunist që e bëri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori dhe akademiku  Artan Fuga, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur më në detaje për letrën që i ka dërguar pak javë më parë Presidentit Bajram Begaj, lidhur me miratimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave.

Ndër të tjera në këtë letër, Fuga shprehet se ka paraqitur dhe argumentuar arsyet se përse ky ligj, i cili i zgjat mandatin Skënder Gjinushit, nuk duhet të dekretohet nga Presidenti Begaj.

Gjatë intervistës, Fuga tha se ende nuk ka marrë një përgjigje, por shpreh bindje se pasi letra e tij të lexohet, pr/ligji nuk do të dekretohet.

“Deri tani nuk ka pasur një reagim pas letrës së dërguar. E kuptoj që nuk është Presidenti që merr postën dhe lexon në vijë të parë të gjitha letrat, mendoj se janë juristët e presidencës dhe besoj se me seriozitet do ta shqyrtojnë atë.  Në këtë fazë nuk është më çështja e Akademisë, por si funksionon Kuvendi. Është çështje e ligjbërjes në Shqipëri. E kam ndjekur procedurën hap pas hapi, dhe tematikat më kanë lënë me gojë hapur.

Në rregulloren e Kuvendit thuhet se çdo propozim për ndryshimin e një ligji duhet të shoqërohet me një relacion, ku të sqarohet pse kërkohen këto ndryshime dhe pse sjellin përmirësim të objektivave. Unë kam studiuar relacionin që kanë paraqitur dy deputetët, Beqiraj dhe Koçi. Nëse një redaktor, apo qoftë dhe një student i drejtësisë, në këtë relacion gjen një argument pse duhen këto ndryshime, jam gati të dorëzoj diplomat, titujt e profesorit, të akademikut…Nuk ka asgjë.

Nuk u kuptua si Kuvendi pranoi një relacion ku nuk ka asnjë argumentim mbi bazën që kërkon rregullorja e vetë Kuvendit. Unë si akademik them ‘i besoj Kuvendit që nxjerr ligjet’, dhe habitem si Kuvendi nuk zbaton ligjet.

E dyta i them Komisionit dhe deputetëve që shqyrtuan paraprakisht deri sa pr/ligji të shkojë në seancë, i them se ky propozim shkel kushtetutën, parimet bazë të logjikës. I mori në shqyrtim ndonjë deputet? Nuk është bërë as relacion për seancën plenare, që e kërkon rregullorja. E treta është që në seancën e Kuvendit, me rend dite nuk ishte vendosur të shqyrtohej pr/ligji, është futur jashtë  axhendës. Si është e mundur që në Kuvend kalojnë këto shkelje të rregullave mbi bazën e të cilit ne bëjmë ligje?! Atëherë, ndodh sepse nuk ka ndarje mes politikës dhe shkencës… Dhe nëse pushtetet nuk janë të ndara dhe nuk kontrollojnë njëri-tjetrin, në një shoqëri ku është vota mbi ligjin, kjo shoqëri mbaron në një turmë.

Ndaj i kam vënë atë titull letrës… Ta lëmë Akademinë, është çështje dytësore, këtu po shkelet ligji.  Politika ka ndërhyrë sa herë ka dashur, pra nuk e lë Shkencën të funksionojnë mbi bazën e rregullave të veta”, shprehet profesor Artan Fuga.

“Besoj se Presidenti nuk do ta dekretojë këtë ligj, jam i bindur. Nuk jam duke bërë blofin kur them se jam i bindur. Jam kaq i sigurt në argumentet që kam dhënë, në ato 20 faqe relacion që i kam paraqitur, sa them se me respektin që kam për ata juristë, po t’i lexojnë janë aq të qarta dhe aq të sigurta ato argumente… Sepse shkelet Kushtetuta! Mendoj se Presidenti nuk mundet dot, të thotë që unë ‘këto shkelje nuk i vë re’. Sepse po tha këtë, nuk mendoj se Presidenti është gati të sakrifikojë detyrën e vet për një ligj për Akademinë e Shkencave, për gabime fëminore, naive të dy deputetëve, të cilat vijnë nga presione që atyre mund t’u vinë nga kjo anë apo nga ajo anë.  Ky ligj u miratua në 05:00 të mëngjesi. Do propozoj që të mos votohet më asnjë ligj pas orës 00:00”, tha ai.

Lexo edhe :  Raporti nxënës-mësues, arsimi publik ia kalon privatit. Çfarë tregojnë shifrat e INSTAT

Më tej Fuga shtoi se ‘nerverit’ anëtarët e Kryesisë të cilët kanë votuar për këtë pr/ligj, ndërkohë që janë në konflikt interesi.

“Ajo që mua më neverit është se aty shikoj firma të anëtarëve të Kryesisë që janë në konflikt interesi. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë”, tha ai.

Më tej ai tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe se do t’i ndjekë objektivat e tij.

“Nuk kam betejë ndaj askujt. Unë nuk kam ndryshuar asnjë vendim, kam shpallur tre objektiva dhe do t’i ndjek. Do të luftoj deri në fund që ky pr/ligj, deri në Gjykatën Kushtetuese, objektivi i dytë është që unë do tregoj që mënyra si është konceptuar dhe si vepron, është pozicionim totalisht i gabuar dhe për mua nuk sjell rezultat,, dhe objektivi i tretë është që unë të shpalos idetë e mia sesi duhet të jetë Akademia… A do ta bëj duke kandiduar  apo jo, jo është gjëja e fundit për mua. Unë këto tre objektiva do t’i çoj deri në fund”, u shpreh Fuga.

Po përse mendon Fuga që mazhoranca ka miratuar këtë ligj?

“Nuk kam asnjë gjë për të thënë, duhej ta hetoja këtë gjë. Por një gjë mund ta them… për arsye të një lidhjeje reciproke të drejtpërdrejtë mes kryeministrit dhe kryetarit të Akademisë. Unë e provoj që sa herë ka ardhur kryeministri në Asamblenë e Akademisë, ka folur duke thënë që kjo Akademi ka arritje në sajë të kryetarit aktual, i cili është një person që i rri shumë mirë, që është ai që e nxori nga kriza, që është një komunist, që ka qenë, që e bëri këtë gjë… nisur nga deklarata e kryeministrit është se besoj se vetë ai mund ta bëjë këtë gjë, ky është veçse kulti i individit dhe mbi këtë bazë gjykoj”, tha ai.

Të fundit

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një...

Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

E dije se të ecësh pasi ke ngrënë darkën mund të jetë çelësi i përmirësimit të shëndetit tënd të përgjithshëm? Një ecje e shkurtër...

Analiza/ Si mund të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes 6 miliard euro i KE

Në kohët e pasigurive globale, qëndrimi në rrugën e rritjes së qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE duhet të mbetet një nga prioritetet për vendet...

“100 milionë PO”, kush është reperja shqiptare që mori propozimin për martesë? (Video)

Reperja Morena Taraku ka surprizuar ndjekësit e saj me postimin më të fundit në ‘Instagram’. Një video ku shfaqen qindra trëndafila dhe duket si një...

A e dini pse nuk duhet të porosisni kafe apo çaj në avion?

Të gjithëve na ka ndodhur që në fluturime të gjata me avion, të porosisim një kafe në bord, në mënyrë që të marrim sado...

Lajme të tjera

Web TV