Gjiknuri i bën listën opozitës: Lulzimi të kandidojë i pari në Tiranë, Monika e 2-ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Damian Gjiknuri në Komisionin e ligjeve thekson se nuk duhet të preket marrëveshja e 5 qershorit, teksa shpjegon draftin e propozuar nga PS,  për Sistemin Zgjedhor.

Në Kuvend, gjatë fjalës së tij, Gjiknuri ka shkëmbyer batuta me deputetët e tjerë të pranishëm në mbledhje, e cila u zhvillua në parlament.

Duke shpjeguar thelbin e propozimit për koalicionet, Gjiknuri ka bërë një listë të kandidimit të opozitës, të cilën e ka marrë shembull për të treguar se formula e PS, është për t’ia bërë më të thjeshtë edhe elektoratit. Por gjatë fjalës së Gjiknurit  ka pasur të qeshura në sallë nga batutat e shkëmbyera me deputetin Myslim Murrizi.

“Mund të mos kemi bërë ndryshimet më të mira kushtetuese por ata tashmë janë fakt i kryer. Janë pjesë e propozimit fillestar dhe ne si komision i kemi duar te lidhura sepse nuk duhet të prekin marrëveshjen e 5 qershorit.

As unë nuk është se kam një dashuri të veçantë per keshillin politik por për disa marrëveshjet që na duhen duhet ti respektojmë.

Projektligji reflekton ndryshimet kushtetuese qe u realizuan në korrik. Kushtetuta nuk njeh më fjalën koalicion, por nuk mund të ndalohet lejimi i garimit të përbashkët i disa partive politike. Ato mund të formojnë aleancat e tyre. Një grupim partish të abshkuar mes një marrëveshje që caktojnë një lider.

Në 2008 qe një formulë politike e pagjetur kërkuan por thjesht i konvenjoi forca të caktuara në atë kohë për të krijuar një formulë koalicioni por nuk kishte definicion të qartë sipas standartevfe që pranon ligji zgjedhor në vende demokratike. Ajo formulë ishte ndarje mandatesh.

Asgjë më shumë. Për ti krijuar mundësinë disa partive për të marrë vota, por gjithmonë përfituesit ishin partitë e mëdha. Ra dhe ajo traditë. Tradita ra se ndodhi një ngjarje e madhje ndodhi një tërmet politik dhe ndryshoi kushtetuta. Ndryshimi i kushtetutës prishi një tradit. Ligji zgjedhor do të ndryshojë ligjet e reja.

Lexo edhe :  Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri–Itali për pensionet/ Rama: Lehtësi për mijëra emigrantë

Kjo tregon që fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Mirë lëvizje tektonike politike. (qesh) Nga kjo pikpamje ça dua të them kthehmi se qe një shaka. Ndrsyhimi i kushtetutës ka krijuar një thyerje të traditës. Koalicionet do kishin një qasje tjetër.

Formulimi, partitë paracaktojnë që në marëveshje se cilat numri në listat e tyre do ti përkasin seicls parti. Psh në Tiranë mund të jetë numri 1 Basha, 2 Kryemadhi. Mendova një listë si e mendoj une listen po te isha Basha po sjam Basha. 3 do lejmë Shpëtim Idrizi.

Zoti Murrizi ti ke aftësi të veçanta për divijim humori dhe s’te kap dot në atë drejtim”, tha Gjiknuri.

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV