Ministrja Denaj: Për pandeminë nuk do ketë paketë të tretë fiskale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do të ketë një paketë të tretë fiskale për bizneset dhe individët e punësuar për shkak të pandemisë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha gjatë emisionit ‘HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU’ tha se një gjë e tillë është përjashtuar.

“Kryeministri ka qenë shumë i qartë në raport me paketat edhe në raport me paketën e tretë. Nuk ka paketë të tretë, por ka një plan rimëkëmbje ekonomie, dhe kjo në disa formate që dalin gradualisht dhe materializojnë planet e qeverisjes Rama për atë që është rimëkëmbja e ekonomisë duke filluar nga biznesi i vogël, por edhe më tej infrastrukturën dhe rivitalizimin e ekonomisë në përgjithësi”, tha Denaj.

E pyetur nga gazetari Qafoku se si do të ngrihet ekonomia, ajo u shpreh se, Unë mendoj që shifrat nuk rregullohen me tremujorin e fundit, por tre mujori i cili jep ritmin më të madh të rritjes është tre mujori i tretë , pasi ju duhet ta dini që struktuara e ekkonomisë shqiptare varet nga sektorë kyç siç është bujqësia dhe turizmi dhe sigurisht turizmi jep impakt të rëndësishëm në tre mujorin e  tretë.

Nuk dua të kthehem dhe të përsëris të gjithë vlerën e shtuar që ka pasur puna që është bërë për të nxitur sjelljen e turistëve të huaj në Shqipëri, sepse para kësaj situate pandemie ku të gjithë mbyllën kufijtë ne kishim arritur një numër të konsiderueshëm të turistëve që vinin në Shqipëri mbi 6 milionë persona që hynin dhe kjo materializohet edhe në një rritje të  konsumit të brendshëm që shkon drejtë për drejtë në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.

Po flasim për një turizëm që këtë vit, në tre mujorin e tretë që nuk ka ardhur akoma nuk do të jetë aq negativ dhe pesimist sa ne e kishim menduar sepse strukturat akomoduese në vendin tonë falë faktit që kufijtë ishin të mbyllur por edhe falë konsumit patriotik, përfshirë edhe ardhjen e shumë shqiptarëve nga Kosova sollën një prurje pozitive të punës në të gjitha bizneset, në të gjitha qarqet jo vetëm në ato që janë afër bregdetit por edhe ne male. Gati 50% e strukturave akomoduese ka punuar.

Lexo edhe :  Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Ne mund të flasim se si mund të bëhet kjo ringritje ekonomie për biznesin e vogël dhe të mesëm në të ardhmen, por le të biem dakord që konsumi në vend nuk ka patur ritmin negativ siç e kishim parashikuar. Nuk është një ekonomi në rënië, ekonomia është një ngritje për sa kohë treguesit thonë ndryshe”/Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Lajme të tjera

Web TV