Pandemia godet tregun e punës, 3-mujori i dytë regjistron mijëra të rinj të papunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli më i lartë i punëkërkuesve të papunë që nga tremujori i fundit i vitit 2016, është shënuar pikërisht me ndikimin e pandemisë edhe në jetën ekonomike të shqiptarëve. . Ndërsa sipas të dhënave nga anketa e punës shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë arriti në 21,4 % në tremujori e dytë.

Në terma vjetorë shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2020 është 0,5 pikë përqindje më e lartë. Sipas anketës krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,4 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna gjatë pandemisë janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.

Nga zyrat e punës mësohet se shkaku kryesor i rritjes së papunësisë ndër të rinj është mungesa e ofertës për punë. Aktualisht në portalin e Zyrës Kombëtarë të Punësimit ka vetëm 270 oferta për punë nga bizneset.

Rënie të punësimit shënuan edhe disa linja të tjera shërbimesh të tilla si aktivitetet inxhinierike, me -2.5%, informacioni dhe komunikimi me -2.3%, tregtia dhe riparimi i automjeteve me -2.2% dhe agjencitë e udhëtimit me -2.1%.

Papunësia tek të rinjtë arriti të shënojë rritje të ndjeshme  në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve si hotele, bare, restorante dhe fabrika.

Sipas Përmbledhjes së treguesve të tregut të punës vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, në tremujorin e dytë rezulton se numri i të punësuarve të moshës 15-29 vjeç ishte 262.3 mijë, ose rreth 20 mijë të rinj të punësuar më pak në krahasim me tremujorin e parë. Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në tremujorin e dytë, 61% e tyre ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç.

Lexo edhe :  Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi

Edhe sipas të dhënave administrative mbi tregun e punës të raportuara nga INSTAT gjatë periudhës prill-qershor gati 19 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç u regjistruan si punëkërkues në zyrat e punës ose 16% më shumë se tremujorin e dytë të vitit 2019.

Papunësia ndër të rinjtë, një problem i mprehtë i ekonomisë së tranzicionit erdhi në zbutje vitet e fundit. Tregu i punës u bë më dinamik si pasojë e zhvillimit të bizneseve call center dhe një ecurie më të mirë të sektorit të shërbimeve nga zhvillimet të turizmit. Paralelisht kërkesa për punë erdhi në rënie, pasi shumë të rinj i janë drejtuar tregut ndërkombëtar, nëpërmjet kontratave të përhershme ose sezonale. Emigrimi dhe rënia e lindjeve po sjellin një rënie dramatike të numrit të të rinjve, fenomen që pritet të sjellë ndikime afatgjata negative në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sektori i ndërtimit gjithashtu shënoi rritje vjetore me 1.9 për qind gjatë pandemisë në tremujorin e dytë. Sektori nuk e ndaloi aktivitetin as gjatë masave kufizuese teksa nisja e procesit të rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duket se ka nxitur punësimin në ndërtim.

Rritje të punësimit ka pasur edhe sektori i energjisë elektrike me rreth 1.2 për qind. Prodhimi i energjisë elektrike nuk është prekur nga kriza teksa rritja e punësimit është nxitur nga investimet gjithnjë e në rritje në ndërtimin e HEC-ve.

Vitet e kaluara ofertat për punë nga sektori i biznesit arrinin në rreth 40 mijë. Në disa linja të sektorit të prodhimit tregu i punës nuk është ndikuar nga pandemia. Furnizimi më ujë dhe përpunimi i mbetjeve shënoi rritje të punësimit me 4.6 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje duket se është nxitur nga punësimi në ndërmarrjet shtetërore të ujësjellësit, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë në pronësi publike. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë shtypi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit do...

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator ngaturizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv...

Ushqime, lodra, veshje apo…/ Çfarë po blejnë më shumë shqiptarët këtë fundvit

Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimeve në sjelljet e konsumatorëve, vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të...

Ndalimi i TikTok-ut apo “Të marrësh masa të kota”

Nga Leonard Veizi “Të marrësh masa të kota” është një komedi e shkruar nga dramaturgu francez Pier Bomarshe por që nga publiku njihet gjerësisht si...

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për “listat e hapura”, deputetët në duart e kryetarëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shtatë partive politike, një organizate dhe katër individëve për shfuqizimin e neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe...

Lajme të tjera

Web TV