SHBA/ Vota që do të mbërrijë nga hapësira, ja kush është personi që do të votoj nga qielli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona amerikanë do të votojnë me postë, ose fizikisht, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por të paktën një votë, do të mbërrijë nga rreth 320 kilometra nga Toka.

Sipas raportimeve nga konfirmoi NASA për CNN,  Kate Rubins, astronaute dhe inxhiniere fluturimi, planifikon të votojë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, pasi gjatë periudhës së votimeve do të ndodhet pikërisht atje dhe nuk dëshiron që ta humbasë të drejtën e votës duke mos u ndodhur në tokë.

Rubins, bashkë me disa kozmonautë rusë, do të kalojë 6 muaj në hapësirë, si pjesë e trupës së Ekspeditës 63/64.

Pas ngjitjes në hapësirë në tetor, Rubins do të merret me kërkime në fushën e “sensorëve kuantikë të së ardhmes” dhe do të kryejë atje eksperimente kardiovaskulare.

Por do t’i japë kohë vetes edhe të votojë. NASA tha se Rubins ka votuar nga hapësira edhe në vitin 2016.

Astronautët që janë regjistruar për të votuar në shtetin e Teksasit kanë fituar të drejtën e votimit nga hapësira në vitin 1997, kur ligjvënësit e shtetit vendosën që votat elektronike të pranoheshin edhe nga jashtë planetit tonë, sipas Muzeut Kombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës, “Smithsonian”.

NASA qartëson për CNN sesi funksionon procesi i votimit nga hapësira: Komisioneri zgjedhor ngarkon në një sistem të sigurt fletën elektronike të votimit në Qendrën e Kontrollit të Misioneve Hapësinore të NASA-s.

Astronautët, duke përdorur kredencialet specifike, kryejnë votimin dhe dokumenti elektronik kthehet në zyrën e komisionit zgjedhor. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Lajme të tjera

Web TV