Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli. Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin.
Gazheli dha dorëheqjen si ambasador në nëntor të vitit 2019. Deri pak ditë më parë mbante postim e drejtorit të Përgjithshëm të Albpetrol.
Pas largimit nga ky post, në krye të kompanisë shqiptare të naftës është emëruar ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo.
Gent Gazheli ka një CV për tu pasur zili, ai ka mbajtur një sërë detyrash.
Gent Gazheli më herët ka mbajtur detyrën si shefi i Financës në Partinë Socialiste, dhe më tej ish drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, detyrë të cilën e mori në nëntor të vitit 2013, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet./Bl.Ba/Fjala.al