Sapo u largua nga Kukësi, Emiljano Musta nënshkruan për Laçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi që u largua të hënën nga Kukësi gjen destinacionin e ri vetëm 24 orë më pas.

Kështu, ka zgjatur më pak se 24 orë pritja dhe një nga të larguarit e ditëve të fundit nga Kukësi, Emiljano Musta, ka gjetur një destinacion të të ri, që për të është i 7-ti në karrierë. Ai ka zgjedhur të luajë për ngjyrat bardhezi të Laçit dhe ka qenë vetë klubi kurbinas ai që e ka zyrtarizuar një gjë të tillë të martën në mbrëmje.

“Emiljano Musta është afrimi i radhës”, – shkruhet në një postim të klubit të Laçit në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

”Mbrojtësi i majtë vjen nga Kukësi dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Elbasanit, Shkumbinit, Partizanit, Teutës dhe Flamurtarit”, – vijon postimi i shkurtër, që i uron Mustës suksese me fanellën bardhezi. Në fakt, një lëvizje e tillë, ishte paralajmëruar gjatë orëve të fundit.

Dhe tanimë 28-vjeçari është lojtari më i ri i Laçit. Mesfushori u largua nga Kukësi, por ka vendosur të qëndrojë në Kategorinë Superiore.

Klubi i Laçit e ka prezantuar futbollistin ditën e sotme dhe ai pritet të përforcojnë edhe më tepër ekipin e trajnerit Armando Cungu në sezonin e ri. Elbasanasi ka arritur marrëveshjen dhe të martën në mbrëmje është prezantuar tek kurbinasit.

Kujtojmë se Musta para pak kohësh rinovoi kontratën me Kukësin, por ditën e hënën palët njoftuan mbylljen e bashkëpunimit dhe tashmë ai do të jetë një kundërshtar i skuadrës së trajnerit Skënder Gega në kampionat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Lajme të tjera

Web TV