U përdhunua nga 4 persona dhe ngeli e paralizuar, humb jetën vajza 20-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë pas një përdhunimi brutal nga katër burra në Indi.

Burrat e sulmuan vajzën më 14 shtator, pranë shtëpisë së saj në rajonin e Hathras, rreth 60 milje larg nga Delhi.

Viktima ishte në gjendje të rëndë që prej përdhunimit që e la të paralizuar me shpinë kurrizore të thyer.

Vajza po mblidhte bar pranë shtëpisë së saj në momentin që u tërhoq në një fushë drithi nga sulmuesit, ku u përdhunua barbarisht.

Vëllai i saj tregoi për mediat: “Nëna motra dhe vëllai i madh shkuam në fushë për të mbledhur bar. Në fund kishin mbetur në fushë vetëm nëna dhe motra. Dy femrat ishin pak larg nga njëra tjetra, kur katër a pesë vetë erdhën nga prapa dhe lidhën shallin e motrës time në qafë dhe e tërhoqën në fushën e bajra (lloj drithi). “Nëna ime e kuptoi që ajo ishte zhdukur dhe shkoi ta kërkonte. Motra ime u gjet pa ndjenja. Ata e kishin përdhunuar. Policia nuk veproi fillimisht, ata nuk na ndihmuan. Vepruan vetëm pas katër-pesë ditësh”

Katër sulmuesit janë arrestuar dhe tashmë do të akuzohen për vrasje, përveç përdhunimit.

“Të katërt të akuzuarit janë arrestuar. Familjes së viktimës i është dhënë mbështetje financiare prej Rs 10 lakh (€13,000), tha gjykatësi i Hathras. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV