Nga Xhenaze te Bretk, 10 emrat më të çuditshëm që qarkullojnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fakt emrat në Shqipëri, tingëllojnë si një lëmsh dhe konfuzion identitetesh. Nëse në shumë vende evropiane emrat mbizotërues janë ato vendase, me një terminologji ose kuptim që gjendet në gjuhët përkatëse në Shqipëri mbizotërojnë emrat e huaj. Këtu gjejmë emra të vjetër turk, arab, sllav, grek,biblik dhe kuranor.

Duket sikur çdo pushtim ose marrëdhënie me vënde të tjera ka lënë shenjë në vendosjen e emrave të popullatës. Pas viteve 90′ një rritje pësuan emra me origjinë gjermane, zakonisht të futbollistëve të shquar, por akoma më shumë rritje patën dhe emrat italian diku nga vitet 1995-1998 sipas raporteve te INSTAT.

Diversiteti i emrave mund të studiohet nga çdokush, mjafton të përmendi 10 emra të të afërmve dhe do e kuptoj që do të “udhëtoj” nga lindja në perëndim. Psh: Enver (kuranor, turk), Rabije(arab), Jurgen dhe Klinsman (gjerman), Klaudio (Italian), Rei (spanjoll), Noa (biblik).

Megjithatë ka disa emra që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë, janë të çuditshëm, mbase ndonjëherë do t’ju ngjasojnë si folje.

10 nga emrat më të çuditshëm në Shqipëri

1.Mjaftoni – një emër që i përngjasin një foljeje por që sipas statistikave, 255 persona mbajnë këtë emër dhe për habi të gjitha të gjinisë femërore. Mbase do të jetë një emër ku njoftohet fëmija i fundit, ndoshta ku njerëzit u kanë thënë prindërve “mjaftoni”.

2.Xhenaze – është një emër “horror” për t’u mbajtur në jetë, sipas statistikave e kanë mbajtur vetëm 10 persona.

3.Bretk – një emër që është hasur në regjistrat e shërbimeve shëndetësore.

4.Cub – e mbajnë si emër 16 persona ku 3 prej tyre femra.

Lexo edhe :  Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

5.Berr – ngjason si një fjalë që përdoret për të shprehur një zhurmë por jo përdoret dhe si emër.

6.Zehere – nuk bëhet fjalë për gjellën të tejngopur me kripë por për një emër që u është pas vendosur femrave.

7.Mbarime – rreth 620 femra në territor mbajnë këtë emër.

8.Sose – edhe këtu nuk ka të bëjë me kulinarinë, pra jo më salcën por me 1286 femra që janë pagëzuar me këtë emër në lindje.

9.Republika – shkurti thërrasin Bika, emri i 39 femrave shqiptare.

10.Tahip – aktualisht e mbajnë 13 meshkuj në vend dhe thuhet se të 13-të u është dashur të bëhen sherrxhinj.

Sido që ta keni emrin asnjëherë mos u ndjeni të kompleksuar, fundja emrin nuk j’u bën njerëz më të mirë./Fjala.al

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV