Studimi/ Pini lëngun e panxharit për shëndetin e trurit dhe tensionin e gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pirja e lëngut të panxharit rrit qarkullimin e gjakut në tru tek njerëzit Ky konkluzion tregon se kokrrat e kuqe të panxharit luftojnë kundër uljes së funksioneve të trurit sidomos pas moshës 50 vjeçare, sipas një studimi të fundit. Rrënja e panxharit përmban përqendrime të larta të nitrateve, të cilat shndërrohen në nitrite në organizëm.

Këto substanca ndihmojnë hapjen natyrale të enëve të gjakut në trup, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin në zona që nuk kanë mjaftueshëm oksigjen. Studimet e mëparshme kanë treguar se nitratet zgjerojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e tij. Por studiuesit thonë se kjo ishte e para herë kur u gjet se nitritet gjithashtu rrisin rrjedhjen e gjakut në tru. Këto substanca të mira gjenden gjithashtu në përqëndrime të larta në selino, lakër dhe perime të tjera me gjethe të gjelbra si spinaqi.

Qarkullimi i gjakut në tru sjell gjykim të mirë

Ka pasur disa studime të famshme që tregojnë se pirja e lëngjeve të panxharit arrin të ulë presionin e gjakut, por AgroWeb.org kërkon t’ju këshillojë se pirja e lëngut në fjalë funksionin njëlloj si pirja e lëngut të limonit kur vihet re rritja e tensionit. Ka zona në tru që gradualisht fillojnë të dobësohen si pasojë e kalimit të moshës, dhe kjo besohet të jetë e lidhur me mungesën e përqendrimit, vështirësi në gjykim dhe arrin deri në demencë.

Lëngu i panxharit ul presionin dhe tensionin e gjakut

Ekspertët thonë se është përqendrimi i lartë i nitrateve në panxhar janë përgjegjës për përfitimet. Në një proces të gjatë biologjik, nitratet nga burimet ushqimore si panxharet dhe perimet jeshile me gjethe shndërrohen në oksid nitrik brenda trupit. Oksidi nitrik pastaj qetëson enët e gjakut dhe zgjeron ato, gjë që ndihmon rrjedhjen e gjakut më lehtë dhe ul tensionin e lartë.

Lexo edhe :  Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Studimet kanë gjetur reduktime tejet mbresëlënëse në presionin e gjakut deri në 10 pikë në matje tensioni. Kjo ka ndodhur kur mjekët kanë matur tensionin e gjakut brenda tre orëve nga konsumi i lëngut të panxharit. Konsumimi i një ushqimi të pasur me nitrate, nga burime natyrore si panxhari dhe perime jeshile me gjethe është një këshillë e mirë.

Sa lëng panxhari duhet të kosumohet në një ditë?

Ekspertët kanë treguar se 1-2 kokrra panxhar në ditë janë më shumë se të mjaftueshme për të siguruar përfitimet e sipërpërmendura. Një lëng panxhari në mëngjes pas vaktit jep një ndihmesë të madhe. Shtoni 2 karota dhe 2 mollë dhe lëngun e përftuar pijeni me një herë./AgroWeb

Të fundit

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

Lajme të tjera

Web TV