FOTO/ Në kërkim të varreve të humbur në komunizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej tyre nuk kanë një vend ku familjarët e tyre t’i vendosin një buqetë me lule apo edhe t’i qajnë.

Po flasim për jetët e humbura në kohën e komunizmit ku shumë persona ekzekutoheshin dhe trupi nuk ju jepej familjarëve që ti bënin nderimet e fundit.

Lidhur me këtë një lajm i mirë është dhënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991.

Teksa ka shpërndarë disa fotografi nga punimet, ajo sqaron se në oborrin e Burgut të Burrelit po gërmohet për gjetjen e varreve të humbur në komunizëm.

“Nën udhëheqjen e Task Forcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm.

Do të jetë një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm.

I uroj familjarëve kurajo, durim dhe forcë për të vënë në vend dinjitetin njerëzor të të dashurve të tyre”, shkruan Sula./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/GentaMSula/posts/4537728442936506

Të fundit

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra”...

33.5 mld lekë tepër në arkën e shtetit! Ministria e Financave shpjegon shifrat

Nga taksat dhe tatimet, buxheti i shtetit ka siguruar në gjysmën e parë të vitit 366 miliardë lekë, ose 3.7 miliardë euro të ardhura. 22.8...

Lajme të tjera

Web TV