Frrok Çupi: Meta nuk ka funksion për korrigjim ligjesh, flet si ‘analist freelance’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta shton tonet ndaj qeverisë dhe Ramës, duke kërcënuar që nëse nuk zbatohet marrëveshja politike “pozitë-opozitë” e 5 qershorit atëherë do të reagojë me çdo çmim… Përse po shtohet protagonizmi i dyshes Meta – Rama dhe a po anashkalohet qëllimisht PD-ja dhe lideri i saj? Në një analizë të zgjeruar për gazetën “Fjala” flet analisti Frrok Çupi.

Mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama thuajse çdo ditë ka përplasje verbale në distancë, por shtimi i akuzave të ndërsjella, deri në kërcënime, lidhet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që si pikë kyçe ka heqjen e koalicioneve. Meta theksoi se në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit, atëherë do të ishte njëlloj si një tentativë për grusht shteti, duke “premtuar” se presidenti këtë tentativë nuk do ta pranojë me çdo lloj çmimi. Përse ky agresivitet?

Nëse përdorim fjalën ‘përplasje’, për të qenë e vërtetë, do të duhej që të dy palët në ‘përplasje’ të ishin në të njëjtën valë, ose e thënë më tokësore: në të njëjtën autostradë. Mirëpo kjo ‘përplasje’ nuk është në të njëjtën valë as autostradë. Meta, si president i Republikës, nuk e ka funksionin e korrigjimit të projektligjeve dhe as të ligjeve që formulon qeveria për në Parlament. Po, presidenti ka rol pas miratimit të ligjit në Parlament, e dekreton ose jo. Kaq ka. Por Ilir Meta më shumë flet si ‘analist freelance’, ose shpesh si OJF, ose më shpesh si militant në opozitë. Ndërsa kryeministri bën punën e qeverisjes. Pra, janë në kahje të ndryshme.

Nga ana tjetër, opozita në bllok, (si subjekte politike të cilat janë drejtpërdrejt të intersuara) ende nuk ka shpërthyer në “ultimatum” dhe rolin e kundërshtarit të përflaktë ndaj mazhorancës e ka marrë Meta, kjo e dëmton apo e forcon opozitën, veçanërisht PD-në?

Besoj se brenda pyetjes suaj ndodhet edhe përgjigjja: Presidenti i Republikës ka braktisur postin e tij dhe është kthyer në ‘opozitë’. Ai vetë ka thënë para pak ditësh se ‘mbaj anën e PD dhe LSI’, që janë parti në opozitë. Akti i Presidentit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të 25 prillit me presidentin mangut. As opozita dhe as maxhoranca, dmth., asnjëra nga institucionet e shtetit demokratik nuk forcohen, si në rastin konkret, kur presidenti dezerton nga detyra, çfarëdo roli tjetër të paligjshëm të marrë.

Lexo edhe :  Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

Edhe pse palët janë shumë larg marrëveshjes për sa u përket ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor, faktori ndërkombëtar duket disi i tërhequr. A pritet një riaktivizim i tij për t’i detyruar palët të dakordësohen në momentet e fundit, apo u është lënë “dorë e lirë” që palët kundërshtare ta gjejnë vetë zgjidhjen?

‘Faktor ndërkombëtar’ besoj se po thoni duke pasur parasysh kryesisht Uashingtonin dhe Brukselin. Të dy fuqitë e mëdha dhe aleatë të Shqipërisë, pikë së pari janë superfuqi të Demokracisë. Të dyja janë të ‘tërhequra’ dhe të qeta sa kohë që në altarin e Demokracisë, siç quhet Parlamenti i shtetit, bëhen ligje demokratike dhe mbahen balancat kushtetuese të vendit. Kjo po ndodh edhe me Kodin Zgjedhor. Çfarë bëhet ligj në Parlament nuk mund të ‘dakordësohet’ as kundërshtohet jashtë Parlamentit.

Përplasjet e ashpra politike, me akuza të ndërsjella, cinizëm apo ironi të cilat sot duken hapur mes presidentit dhe kryeministrit, a i shmangin debatet e verteta mbi programet, premtimet dhe llogaridhënien para qytetarëve, në prag të zgjedhjeve të ardhshme?

Jo, këto nuk i dëmtojnë programet; programet o janë, o nuk janë. Sa për ngjyrimet gjuhësore në debate, kjo është çështje individuale; kuptohet se kundërshtarët i mërzit shumë pasuria gjuhësore e kryeministrit Rama. Unë për vete do të dëshiroja një gjuhë të butë e korrekte zyrtare. Por nuk ngre kandar e folura. Për gjithë zhvillimet politike të botës së përparuar, kryesor është rezultati. Kanë mbetur pas në kohë ideologjitë, formalizmat, demagogjitë…

Të fundit

Turizmi i naftës, superjahti i pronarit të Manchester City mbërrin në portin e Durrësit

Mëngjesin e sotëm, porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga superjahtet më të mëdha dhe...

U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas...

Sezoni i milionerëve, të bëhesh i pasur me bukë, gjalpë e reçel

Nga Leonard Veizi Bukë me gjalpë e reçel hanim në mëngjes, një herë e një kohë, në kampin e pionierëve, kur shkonim për pushimet verore,...

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut,...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Lajme të tjera

Web TV