Kuti muzikore në formë zemre? Mariah Carey zbulon projektin sekret grunge të viteve ’90

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e R&B tregon për kanalizimin e këngëtarëve të viteve ’90 – ‘të zemëruar, të tërbuar dhe të çrregullt, me këpucë të vjetra’ për albumin alt-rock me grupin Chick

Me imazhin e saj pa të meta, joshës, Mariah Carey është personi i fundit që mund të prisni të veshë një këmishë të lehtë mbi supe, xhinse të grisura dhe të klithë mbi kitarat elektrike. Por këngëtarja R&B ka zbuluar se kanalizoi këngëtarë që ishin “të zemëruar, të tërbuar dhe të çrregullt, me këpucë të vjetra” për një projekt sekret alt-rock në 1995.

Carey punoi me grupin Chick në albumin e tyre Someone’s Ugly Daughter, duke shkruar, prodhuar dhe kënduar vokale mbështetës në çdo këngë. Në një fragment nga kujtimet e saj të ardhshme, ajo shkruan:

Do të sillja këngën time të vogël alt-rock në grup dhe do të gumëzhija ndonjë frazë të kotë mbi kitarë. Ata do ta merrnin dhe ne do ta regjistronim menjëherë. Ishte e parespektueshme, e papërpunuar dhe grupi hyri urgjent në të. Në të vërtetë fillova t’i doja disa nga këngët. Do t’i përkushtohesha plotësisht karakterit tim. Po luaja me stilin e këngëtareve breezy-grunge (stil muzikor rok, karakterizuar nga një tingull i vrazhdë kitare dhe lëvrim vokali dembel), të cilat ishin të njohura në atë kohë. Ju i njihni ata që dukej se ishin kaq të shkujdesur me ndjenjat dhe imazhin e tyre. Ata mund të ishin të zemëruar, të tërbuar dhe të çrregullt, me këpucë të vjetra, veshje të parregullta dhe vetulla të pabindura, ndërsa çdo lëvizje që bëja ishte aq e llogaritur dhe e manikyruar. Doja të isha e lirë, të çlirohesha dhe të shprehja mjerimin tim – por gjithashtu doja të qeshja. Mezi prisja të bëja seancat e mia të bandës alter-ego pas ëndërrimeve të çdo natë.

Lexo edhe :  Dua Lipa – ikona e pop-it dance mban energjinë më të nxehtë se ferri

Që kur u lancua nga Sony Epic Records, Someone’s Ugly Daughter (Bija e Shëmtuar e Dikujt) nuk pati sukses. Ndërkohë, albumi solo i Carey Daydream (Ëndrrat e Carey), për të cilin ajo punoi njëkohësisht, u bë një nga sukseset e saj më të mëdha, duke shitur 20 milion kopje në të gjithë botën dhe duke shfaqur hite përfshirë Fantasy dhe Always Be My Baby.

Përveç botimit të kujtimeve të saj The Meaning of Mariah Carey, këtë javë Maria publikon gjithashtu The Rarities, një album të dyfishtë të territ nga karriera e saj 30-vjeçare.

Burimi: theguardian.com/ Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Lajme të tjera

Web TV