Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa nga mediat më prestigjoze në botë i kanë kushtuar artikuj të ndryshëm presidentit të SHBA Donald Trump dhe Zonjës së Parë të cilët rezultuan pozitivë nga Covid-19. Burimet konfidenciale të secilës nga këto media kanë mundur të sigurojnë informacione ekskluzive në lidhje me këtë ngjarje.

Infektimi me Covid-19 i presidentit të SHBA Donald Trump ka marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.
Nga The Neë York Times, CNN, Reuters e BBC pasqyrojnë të gjithë aktivitetin, nga infektimi i tij dhe i zonjës së parë të SHBA Melani Trump.
The New York Times shkruan se Trump u dërgua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pasi iu dha një trajtim eksperimental i antitrupave.
The Neë York Times shkruan se Shtëpia e Bardhë u mundua të fshihte gjendjen e Trump, duke thënë se ai kishte “simptoma të lehta”.

CNN e cilëson qëndrimin e tij optimist por që nuk pasqyroi ashpërsinë e natyrshme të situatës. Mbetet jashtëzakonisht e rrallë që një president të qëndrojë brenda natës në spital, duke pasur parasysh objektet mjekësore që ka në dispozicion Shtëpia e Bardhë.

Një burim i njohur me situatën i tha CNN tha se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë shqetësime serioze në lidhje me shëndetin e Trump dhe një zyrtar i lartë i administratës tha se Trump është “mirë, por frika jonë është se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti”. Një burim i tretë tha se gjendja e Presidentit është më e keqe se ajo e zonjës së parë Melania Trump.

Burime për Reuters shkruajnë se presidenti Trump ka ethe të lehta.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean P. Conley kishte thënë se Trump kishte marrë dozën e parë të Remdesivir, një ilaç antiviral intravenoz që shkurton periudhën e qëndrimit në spital “Ai nuk po kërkon oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistë ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë remdesivir. Ai ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë ”.
Zonja e Parë, Melania Trump dhe Presidenti Donald Trump u infektuan me Covid-19 nga sekretarja e këtij të fundit.

Lexo edhe :  Çfarë mendon Kina për Trump? Ai dhe kryetari Mao do kishin shkuar mirë

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV