Përkujtimore/ Dhori Qiriazi, poeti lirik i papërsëritshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhori Dhimitër Qiriazi ka qenë poet lirik, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar.
Ai u lindi më 3 janar 1933 në Lëngëzë të Kolonjës. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension. Mban titullin “Mësues i Popullit”.

Dhori Qiriazi, midis brezit të shkrimtarëve të viteve gjashtëdhjetë, u shfaq befasues, duke paralajmëruar një buqetë të veçantë në kurorën e lirikës shqiptare. Dhe ja ka mbërritur: fjalë pas fjale, libër pas libri, Dhori Qiriazi do të mbetet në kujtesën e sotme dhe të nesërme si një ikonë e lirikës shqiptare. Dhori Qiriazi është më së pari poeti dhe liriku i papërsëritshëm. Në bibliotekën e poezisë shqiptare, të gjitha librat e tij, që nga i pari “Kur zemra rreh së pari” dhe deri te i fundit, ende i pambaruar deri në fund,- janë si xhevahire të fshehura, që duhen zbuluar.

Gjithashtu, Dhori Qiriazi është shquar si përkthyes ku ka sjellë në shqip me cilësi të lartë poetë botërorë. Nga viti 2003, për përkthimin e shkëlqyer të poezive të Robert Bërnsit, është antar i përjetshëm i Klubit “Bërns” (Irvine Burns Club) në qytetin Irvine në Skoci.
Ka botuar një sërë librash studimorë ku do të veçonim “Memorjen” e Gjon Muzakës dhe monografinë “Krishterimi në Shqipëri”, e para monografi e këtij lloji në Shqipëri. Ka mbledhur në një libër, për herë të parë, këngët e krahinës së Kolonjës dhe të Leskovikut, botuar nën titullin “Flakët e vatrës”.

U nda nga jeta në Tiranë më 2 tetor 2009.

Dhimitër Qiriazi
Dhimitër Qiriazi

Të fundit

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

Lajme të tjera

Web TV