Viti 2021 pa banane? Shpërthimi i vullkanit shkatërroi plantacionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2021 rrezikojmë që të mos shohim banane në tryezat tona, paralajmërojnë ekspertët.

Gjithçka për shkak të shpërthimit të fundit të vullkanit Sangay, i cili mbuloi me hi plantacionet në Ekuador, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të këtij fruti tropikal.

Mbi 55 mijë hektarë banane u mbuluan nga hiri vullkanik, shkruan El Comercio. Provincat e Guayas dhe Los Rios janë më të goditurat.

Duke mbajtur parasysh që vetëm prodhimi i kësaj zone është rreth 25-30% e të gjithë eksportit global të bananes, katastrofa përllogaritet kolosale.

Sipas vlerësimeve të bëra në ditët e fundit, mbi një milion e gjysmë arka banane janë tani aktualisht të pashitshme, për shkak të mbulimit nga hiri i lëshuar nga vullkani Sangay, të dielën e 20 shtatorit, shkruan noa.al.

Juan José Pons, koordinator i konsorciumit të prodhuesve dhe eksportuesve të bananeve, shpjegoi për gazetën El Comercio se “Rënia e hirit ndërpret procesin e pjekjes së bananes”.

Prandaj vlerësohet një humbje e të paktën një të tretës së prodhimit. Kjo do të thotë që eksporti i bananeve nga Ekuadori, do të pësojë një rënie drastike në muajt e ardhshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV