Vuçiç: Ne duam një kompromis me shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët”, ka deklaruar të shtunën në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai këto komente i bëri në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, konventë kjo që bashkon rreth 700 organizata të shoqërisë civile.

Vuçiçka deklaruar po ashtu se ‘gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon’.

“Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka vlerësuar po ashtu se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj ripërtëritjes së konfliktit në Nago-Karabak ishte i vakët dhe se kjo mund të shërbente si një mësim për Serbinë.

“Kjo na tregon shumë mirë që kohërat në botë kanë ndryshuar, se ka interesa të veçantë më të fortë në krahasim me interesa me të vogla grupore të cilat kanë ekzistuar më herët dhe se ne e dimë shumë mirë se duhet të jemi të gatshëm për të ruajtur vendin tonë në çdo kohë,” tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se politika e saj e plotë e jashtme ka dy qëllime kryesore – e para është pozicionimi i vendit dhe ruajtja e stabilitetit politik dhe paqes në rajon, dhe e dyta është përparimi ekonomik i vendit.

Tema e këtij takimi ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Kompromisi i ‘pakalueshëm’ Kosovë-Serbi

Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se pa dashur që të hyjë në detajet e Planit të Ahtisarit apo proceseve politike në Bruksel, “është e pamundshme që të arrihet te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pa bërje të kompromiseve nga të gjitha palët”.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Fier-Cakran, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Ai ka theksuar që serbët kanë qasjen e tyre sa i përket Planit të Ahtisarit dhe asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por ka shprehur mendimin që “për të shkuar përpara, secili duhet të shikojë edhe një herë mirë gjërat”./REL

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV