Sherr me 2 të plagosur/Policia arreston 57-vjeçarin, në kërkim djali i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytetin e Krujës ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Në këtë sherr i cili ka ndodhur për motive ende të paqarta, janë përfshirë at e bir të cilët kanë goditur me sende të forta dy persona, F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve për plagët e marra, ndërkohë që policia ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar si autor të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit  dy persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme për botën

Bab as-Salam, “Porta e Paqes”, siç quhet ndryshe “Ngushtica e Hormuzit” në arabisht, për shekuj me radhë është bërë...

Sulmet amerikane në Iran, Khamenei: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka reaguar pas sulmeve amerikane. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte...

Sulmi amerikan në Iran “trondit” tregjet botërore, aksionet globale në rënie

Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj...

23 qershor 1985/ Air India nën sulmet terroriste, vdesin 329 persona

Tragjedia më e rëndë ajrore e Kanadasë dhe një nga aktet më të rënda terroriste ndërkombëtare para 11 Shtatorit Më 23 qershor 1985, bota u...

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi...

Lajme të tjera

Web TV